Aktualitet

Po transportonte pako me fishekzjarre dhe kapsolla të kontrabanduara, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë

Gjithashtu, 22-vjeçari nuk dispononte fatura blerjeje për këto mallra.

30 Dhjetor 2025, 14:52 Nga E.d
Po transportonte pako me fishekzjarre dhe kapsolla të
Foto ilustruese

TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 22-vjeçar në Tiranë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi po transportonte pako me fishekzjarre dhe kapsolla të kontrabanduara, të cilat do të shiteshin në kundërshtim me kriteret. 

Gjithashtu, 22-vjeçari nuk dispononte fatura blerjeje për këto mallra. Mbi të arrestuarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”. 

Njoftimi i policisë

Në vijim të zbatimit të planit të masave, të hartuar në prag të festave të fundvitit, me objektiv parandalimin dhe goditjen e rasteve të posedimit ose transportimit të lëndëve piroteknike, me qëllim shitjen e kundërligjshme, si pasojë, të rrezikshme të tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bulevardin “Bajram Curri”, ndaluan për kontroll, automjetin që drejtonte shtetasi S. M., 22 vjeç.

Nga kontrolli në automjet u gjetën pako me lëndë piroteknike (fishekzjarre dhe kapsolla) që do të shiteshin në kundërshtim me kriteret. Gjithashtu, 22-vjeçari nuk dispononte fatura blerjeje për këto mallra.

Në përfundim të veprimeve procedurale në lidhje me rastin, 22-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”. Kontrollet vijojnë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

22-vjeçari  fishekzjarre  kapsolla të kontrabanduara

Sondazh

Poll