Aktualitet

Apeli i Tiranës heq sekuestron nga pronat e Elman Abules dhe Kristian Boçit! Kërkesa e prokurorisë kthehet për rigjykim

. Përmes një njoftimi zyrtar mbi bazën e ankimit që kanë bërë personat nën hetim, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur, “Prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes për rigjykim me tjetër trup gjykues…”. 

30 Dhjetor 2025, 16:02 Nga E.d
Apeli i Tiranës heq sekuestron nga pronat e Elman Abules dhe Kristian
Foto ilustruse

TIRANË- Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka hequr sekuestron nga pronat e Elman Abules dhe Kristian Boçit. Përmes një njoftimi zyrtar mbi bazën e ankimit që kanë bërë personat nën hetim, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur, “Prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes për rigjykim me tjetër trup gjykues…”. Kërkesa e prokurorisë është kthyer për rigjykim.

NJOFTIM PËR SHTYP

Mbi interesin e shfaqur nga disa gazetarë, po ju referojmë informacionin zyrtar të dhënë nga ana e gjyqtarit të çështjes, si në vijim:

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Penale, mori në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë për vendosjen e sekuestros ndaj shoqërive të personave nën hetim E. A., K. B., D. B., etj., fillimisht është gjykuar nga gjyqtarja L.Ç., e cila në përfundim të gjykimit ka pranuar kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për vendosjen e sekuestros. Mbi bazën e ankimit që kanë bërë personat nën hetim, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur: “Prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes për rigjykim me tjetër trup gjykues…”

Gjithashtu mbi bazën e rekursit të bërë nga të hetuarit, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur “Mospranimin e rekursit…”

Më pas kërkesa e prokurorisë për vendosjen e sekuestros e kthyer për rigjykim i është caktuar me short elektronik gjyqtarit Altin Abdiu, i cili në zbatim dhe të orientimeve të vendimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë në përfundim të gjykimit në “Dhomë këshillimi” ka vendosur, rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Ky vendim i gjyqtarit nuk është ankimuar nga prokurorja e çështjes dhe vendimi ka marrë formë të prerë më datë 17.10.2025. Bazuar në nenin 103, pika 2 e Kodit të Procedurës Penale: “Ndalohet publikimi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve josekrete deri në përfundimin e hetimeve paraprake”. Vendimi ju komunikohet vetëm palëve./Dosja.al

e elman abule kristian boçi prona

Sondazh

Poll