29 Dhjetor 2025, 21:05
Nga E. D
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me zgjedhjet e Kosovës, ku i cilësoi si një triumf i votës së lirë dhe një shembull frymëzues i funksionimit të demokracisë në rritje. Me anë të një postimi në Facebook, Kosova dëshmoi edhe njëherë se organizimi i zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe të barabarta është plotësisht i mundur, kur funksionojnë institucionet e pavarura dhe ndarja e pushteteve Gjithashtu Meta ka uruar dhe kryeministrin Albin Kurti për fitoren dhe suksesin në zgjedhjet parlamentare.
"Zgjedhjet në Kosovë ishin një triumf i votës së lirë dhe një shembull frymëzues i funksionimit të demokracisë në rritje. Kosova dëshmoi edhe njëherë se organizimi i zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe të barabarta është plotësisht i mundur, kur funksionojnë institucionet e pavarura dhe ndarja e pushteteve. Shumë pozitiv zhbllokimi i mbështetjes europiane dhe shumë premtuese njohjet e fundit ndërkombëtare të Kosovës.
Gjithashtu, shumë i qartë qëndrimi i SHBA kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan. Urime vëllazërore qytetarëve të Kosovës dhe klasës politike, që konfirmuan progresin e pandalshëm demokratik dhe funksionimin e plotë të shtetit!
Urime Kryeministrit, Albin Kurti për suksesin në zgjedhjet parlamentare dhe besimplotë se e gjithë klasa politike do të bashkëpunojë për arritjen sa më parë të objektivave madhore që e afrojnë Kosovën me BE dhe e bëjnë anëtare të NATO-s," tha Meta./Dosja.al
ilir meta
Politike
29 Dhjetor 2025, 20:41
E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se e ardhmja e Kosov&eu...
Politike
29 Dhjetor 2025, 19:33
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se fundin politik i Edi Ramës dhe i 'Rilindjes' ka ardhur dhe se op...
Politike
29 Dhjetor 2025, 19:19
Miq, ne mbyllim sot protestën tonë për të filluar vitin po me protesta. Kudo që shkoj gjej një vendosmëri absolute për...
Politike
29 Dhjetor 2025, 19:13
D.S
Sali BERISHA
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi rëndësinë themelore e zgjedhjeve të lira dhe vot&...
Politike
29 Dhjetor 2025, 19:01
D.S
foto ilustruese
TURQI- Mediat turke raportuan disa ditë më parë se Rexhep Tayyp Erdogan i ka dhuruar Shqipërisë një avi...
Politike
29 Dhjetor 2025, 19:06
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar ish-drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, se nuk ka hetuar rrë...
Politike
29 Dhjetor 2025, 18:58
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se opozita nuk do të largohet nga sheshi pa shporrur Edi Ram&eum...
Politike
29 Dhjetor 2025, 18:25
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Partia Demokratike ka nisur foltoren përpara Kryeministrisë, ku demokratë dhe mbështetës t&eum...
Politike
29 Dhjetor 2025, 18:07
E. D
Belinda Balluku
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka reaguar lidhur me deklaratat e fundit publike të bëra nga subjekte të ndryshme ...
Politike
29 Dhjetor 2025, 18:06
E. D
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, se ...