Politike

"Mirënjohës për mbështetjen..."/ Fitoi zgjedhjet parlamentare, Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar fuqishëm drejt Bashkimit Evropian

Një ditë pas zgjedhjeve, me anë të një postimi në platformën X, Kurti falënderoi të gjithë qytetarët që ushtruan të drejtën e tyre për të votuar, si dhe të gjithë ata që kontribuuan për një proces zgjedhor të lirë, të drejtë dhe pa incidente.

29 Dhjetor 2025, 20:41 Nga E. D
"Mirënjohës për mbështetjen..."/ Fitoi zgjedhjet
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se e ardhmja e Kosovës është e orientuar fuqishëm drejt Bashkimit Evropian. Një ditë pas zgjedhjeve, me anë të një postimi në platformën X, Kurti falënderoi të gjithë qytetarët që ushtruan të drejtën e tyre për të votuar, si dhe të gjithë ata që kontribuuan për një proces zgjedhor të lirë, të drejtë dhe pa incidente.

Ndër të tjera, Kurti tha se qytetarët e Kosovës i dhanë një mandat të fuqishëm, duke theksuar se është nder të fitosh besimin e popullit, veçanërisht pas përfundimit të mandatit të parë të plotë në historinë e vendit. 

“Jemi mirënjohës për mbështetjen ndërkombëtare gjatë gjithë këtij procesi, nga Bashkimi Evropian, vendet individuale dhe organizatat ndërkombëtare, të cilat vazhdojnë të mbështesin përparimin demokratik të Kosovës. E ardhmja e Kosovës është e begatë dhe e orientuar fuqishëm drejt Bashkimit Evropian,” deklaroi Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia fituese në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat u zhvilluan në 28 dhjetor në Kosovë. Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, LVV ka marrë 49.80 për qind të votave, VV pritet të marrë në Kuvend 56 deputetë.

Ndërkohë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 21.21 përqind të votave, ndërsa pritet të marrë 23 deputetë në Kuvend. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 13.76 përqind të votave dhe ka siguruar 15 deputetë. Ndërsa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila ka marrë 5.73 përqind të votave, pritet të ketë 6 deputetë në Kuvend./Dosja.al

albin kurti

Sondazh

Poll