Politike

Dhurata e Erdoganit për Ramën/ Reagon Turkish Airlines: Avioni nuk ishte në pronësinë tonë! Publiku nuk duhet tu besojë lajmeve keqinformuese

Në deklaratën e publikuar në Platformën e Informimit Publik (KAP), kompania thekson se avioni në fjalë nuk ka qenë asnjëherë në pronësi të Turkish Arlines, por është përdorur vetëm në kuadër të nevojave operacionale.

29 Dhjetor 2025, 19:01 Nga D.S
Dhurata e Erdoganit për Ramën/ Reagon Turkish Airlines: Avioni nuk
foto ilustruese

TURQI- Mediat turke raportuan disa ditë më parë se Rexhep Tayyp Erdogan i ka dhuruar Shqipërisë një avion me vlerë 11.9 milionë dollarë. Kjo dhuratë e Pesidentit turk për Kryeministrin Edi Rama u komentua gjerësisht, ndërkohë që sot kompania ajrore, Turkish Airlines ka reaguar duke mohuar pronësinë e 'dhuratës'.

Në deklaratën e publikuar në Platformën e Informimit Publik (KAP), kompania thekson se avioni në fjalë nuk ka qenë asnjëherë në pronësi të Turkish Arlines, por është përdorur vetëm në kuadër të nevojave operacionale.

Në njoftim vihet në dukje se kompania vepron në përputhje maksimale me Parimet e Qeverisjes Korporative, në përputhje me Ligjin e Tregut të Kapitalit dhe legjislacionin në fuqi, dhe se të gjitha transaksionet që lidhen me asetet materiale afatgjata ndahen në mënyrë transparente me investitorët. Ndër të tjera, kompania thekson se publiku nuk duhet tu besojë lajmeve keqinformuese.

Deklarata e plotë e Turkish Airlines

“Lajmet e publikuara në disa organe mediatike lidhur me vendimin e shoqërisë sonë për t’i dhuruar Republikës së Shqipërisë një avion, që ndodhet në flotën tonë, nuk pasqyrojnë të vërtetën. Avioni në fjalë nuk ka qenë kurrë në pronësi të shoqërisë sonë dhe është përdorur vetëm për qëllime operacionale. Shoqëria jonë vepron me përputhje maksimale ndaj Parimeve të Qeverisjes Korporative, në kuadër të Ligjit të Tregut të Kapitalit dhe legjislacionit në fuqi, dhe ndan në mënyrë transparente me investitorët tanë të gjitha transaksionet që lidhen me asetet materiale afatgjata.”

Ditë më parë mediat turke njoftuan se kompania ajrore kombëtare turke, Turkish Airlines, do t'ia transferojë qeverisë shqiptare pronësinë e një avioni me vlerë 11.9 milionë dollarë, sipas një marrëveshjeje dypalëshe, si pjesë e përpjekjeve për të forcuar lidhjet diplomatike dhe ekonomike midis dy vendeve.

Kjo marrëveshje pasqyrone angazhimin e përbashkët të të dy vendeve për të thelluar partneritetet institucionale në aviacionin civil, logjistikën e mbrojtjes dhe sektorët më të gjerë strategjikë, ndërkohë që shërben gjithashtu si një gjest simbolik i mbështetjes së Turqisë për përpjekjet rajonale të zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë.

Por kjo dhuratë e Presidentiti turk Rexhep Tayyp Erdogan për Kryeministrin Edi Rama shkaktoi bujë në mediat turke, ku thuhej se Turqia nuk ka aeroplanë për zjarret, por kjo që po bëhet është një shfaqje politike. Mediat turke bënë gjithashtu edhe krahasime, ku thuhej se sipas çmimeve të vitit 2025, avionët më të përdorur për shuarjen e zjarreve, Canadair CL-215, shiten rreth 5,5 milionë dollarë secili, por në tregun e dorës së dytë mund të gjenden edhe më lirë dhe mund të bliheshin tre avionë të tillë, por Erdogan zgjedhj të bëjë shfaqeje politike./Dosja.al 

 

turkish airlines edi rama rexhep taip erdogan

Sondazh

Poll