Art&Argëtim

Shumë shpejt do të qani sërish, rinis filmi fantastik “P.S. I Love You”

14 Shkurt 2020, 13:13 Nga DOSJA
Shumë shpejt do të qani sërish, rinis filmi fantastik “P.S.

TIRANË– Po ju flasim për  “P.S. I Love You”, film ky që me siguri nuk ka lënë njeri pa emocionuar. Histori më unike se kjo e  ‘P.S. I Love You’ vështirë të gjesh sot.

Edhe nëse të ka kaluar pa parë deri më sot ky film, sot po ju risjellim edhe njëherë historinë e çiftit më të dashuruar në botë.

Ky film fantastik që mund të ketë bërë edhe djemtë për të qarë përpos mjëra vajzave që nuk e vëmë në dyshim, është transmetuar në vitin  2007, dhe tregon historinë e dy të dashuruarëve, Hilary Swank dhe Gerard Butler.

Holly-it, gruas fatlume që merrte çdo ditë një letër nga burri i saj i vdekur, për një vit me rradhë. Ai ishte shumë detajist, dhe nuk kishte harruar në asnjë nga letrat që i dërgonte partneres së tij të shkruante në fund: P.S.I Love You.

Sipas mediave të huaja, është marrë e drejta e autores së filmit, Cecelia Ahern, që do të mundësojë një pjesë të re të këtij filmi.

Ndërkohë nuk janë bërë ende me dije detaje nëse personazhi kryesor do të vijojë të jetë Holly, e cila 7 vite më pas pranon të tregojë historinë e saj në podcast-in e së motrës, nëse do të jenë këta aktorë dhe emri i  njëjtë, gjithçka mbetet për t’u parë. Le ta quajmë një surprizë.

Sido që të jetë një vazhdimësi e këtij filmi, është pritur mirë nga fansat, sidomos nga ata që kanë qarë përgjatë gjithë filmit të parë “P.S.I Love You”, dhe e kanë ndjerë në maksimum.

“Për mua, pasi lexova skenarin unë u kujtova se çfarë është jeta. Ishte një kujtesë që ju thjesht doni t’i mbani afër ato që i doni, sepse nuk dini se çfarë do të ndodhë nesër. Është një histori kaq e bukur dashurie dhe unë mendoj se ne të gjithë mund të gjejmë veten në atë film, në gjetjen e dashurisë dhe humbjen e dashurisë. Kishte shumë gjëra me të cilat mund të lidhesha, pasi kishte shumë të qeshura.”- tha Swank për Indie London.

Burimi: glamour.com 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture gerard butler hilary swank p.s. i love you gerard butler hilary swank p.s. i love you

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 14 Shkurt 2020, 09:51

10 fakte interesante për Ditën e Shën Valentinit

TIRANË– Dita e Shën Valentinit… një ditë e mbushur me dashuri, letra, karamele, lule. Për këtë ditë të shënuar për të dashuruarit ka dhe 10 fakte interesan...