Art&Argëtim

I thotë ‘mirupafshim’ me fjalët më të hidhura, Mozzik zgjedh datën e shënuar dhe i drejtohet Loredanës: Me kë q****

14 Shkurt 2020, 11:45 Nga DOSJA
I thotë ‘mirupafshim’ me fjalët më të hidhura,

KOSOVË– Reperi kosovar, Mozzik ka publikuar këngën e tij të re, të cilën ka zgjedhur ta këte ekskluzive për ditën e Shën Valentinit. Një këngë, teksti i të cilës duket një thumbim për ish-bashkëshorten e tij Loredanën, me të cilën ka shkëputur të gjitha marrëdhëniet.

Veshur me të zeza, në një sfond të zymtë, Mozzik e ka sjellë këngën e radhës në gjuhën gjermane, dhe vetëm një pjesë e vogël teksti është në gjuhën shqipte. E titulluar ” Auf Wiedersehen” që në shqip përkthehet “Mirupafshim”, reperi i ka dhënë lamtumirën Loredanës, përmes fjalëve të hidhura.

“Me kë rri tani? Me kë tymos tani? Me kë *** tani?”– është një fragment i përkthyer nga kënga, ndërsa në gjuhën shqipe ai flet qartë, për Shën Valentinin dhe faktin që ai s’do të bëjë asnjë dhuratë për këtë ditë të shënuar.

“Shkoj edhe ky Shën Valentin         
Kush po t’bje ty lule e kush po t’blen parfum
Veq un asnjani prej ktyne s’jam ti e din”– është pjesa në shqip e këngës ” Auf Wiedersehen”.

Loredana dhe Mozzik janë prindër të një vajze me emrin Hana, dhe pak muaj më parë bënë me dije se i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë. Nëpërmjet disa statuseve të ndara në rrjete sociale, Mozzik hidhte dyshimet se ndarja mund të ketë ardhur si pasojë e një tradhtie nga ana e reperes, Loredana. Pak kohë më parë Loredana u përfol për një lidhje me Macloud, i cili është dhe producenti i këngës së saj më të fundit. Ndërsa një tjetër video ngriti dyshimet për lidhjen me reperin nga Lebanoni. Lorendana nuk ka mohuar asnjë thashethëm, madje ka publikuar një foto e mbështetur në kraharorin e një mashkulli…sërish pa e treguar fytyrën.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz mozzik mozzik dhe loredana ndarja e mozzik dhe loredanës reperi shën valentin mozzik mozzik dhe loredana ndarja e mozzik dhe loredanës reperi shën valentin

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 14 Shkurt 2020, 09:51

10 fakte interesante për Ditën e Shën Valentinit

TIRANË– Dita e Shën Valentinit… një ditë e mbushur me dashuri, letra, karamele, lule. Për këtë ditë të shënuar për të dashuruarit ka dhe 10 fakte interesan...