Art&Argëtim

Në ditën më romantike të vitit, Robert Berisha shfaqet përkrah Nora Istrefit dhe jep lajmin e rëndësishëm (FOTO)

14 Shkurt 2020, 11:01 Nga DOSJA
Në ditën më romantike të vitit, Robert Berisha shfaqet

TIRANË– Këngëtarët, Robert Berisha dhe Nora Istrefi kanë shprehur qartë se marrëdhënia e tyre ka marrë fund, dhe tashmë mbeten thjeshtë miq të mirë. Në ditën më romantike të vitit, Robert Berisha ka vendosur të ndajë një postim në rrjete sociale, ku shfaqet në një foto përkrah ish-bashkëshortes, Nora Istrefi.

Këngëtari ka treguar se së shpejti do të jenë bashkë për të kënduar në të njëjtin ambjent. Në ditën e shënuar të 8 marsit, Nora Istrefi dhe ish-bashkëshorti do të jenë sëbashku në ambjentet e një lokali për të përformuar.

Robert Berisha dhe Nora Istrefi i dhanë fund lidhjes së tyre disa muaj më parë. Ishte këngëtari Berisha ai që nëpërmjet një deklarate në rrjete sociale ka rrëfyer se me Nora Istrefin do të mbeten miq të mirë, por martesa e tyre ka marrë fund. Robert Berisha publikisht deklaroi: Nora të kam borxh jetën… Që prej asaj kohe është aluduar për rikthime të mundshme të çiftit, por të dy kanë treguar qartazi, që ata thjesht ruajnë një miqësi dhe komunikim të mirë, për hir të vajzës së tyre Renee.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz ndarja e robertit dhe nores nora istresfi robert berisha roberti dhe nora shën valentin ndarja e robertit dhe nores nora istresfi robert berisha roberti dhe nora shën valentin

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 14 Shkurt 2020, 09:51

10 fakte interesante për Ditën e Shën Valentinit

TIRANË– Dita e Shën Valentinit… një ditë e mbushur me dashuri, letra, karamele, lule. Për këtë ditë të shënuar për të dashuruarit ka dhe 10 fakte interesan...