29 Dhjetor 2025, 19:06
Nga D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar ish-drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, se nuk ka hetuar rrëmbimin e Daniel Shimës, ish-nëndrejtor i AKSHI-t. Në 'foltoren' e ngritur para Keryeministrisë, Berisha e cilëson çështjen e rrëmbimit të Daniel Shimës, si ‘pengun e dytë’ të një skeme kriminale të lidhur, sipas tij, me familjen e Edi Ramës.
Kreu Demokrati, foli rreth rolit të drejtuesve të policisë, duke e paraqitur si një rast shembull të kapjes së drejtësisë dhe pandëshkueshmërisë në Shqipëri.
"Duke ardhur këtu tek ju po lexoja fatin e pengut të dytë. Fati i pengut të dytë të Ergys Agasit dhe ndërmarrjes së Edi Ramës dhe kunatit të tij, Daniel Shimës. E rrëmbyen vetëm një javë pas rrëmbimit të Gerond Meçes dhe siç mund ta keni ndjekur, në daljet para shtypit, në rrjetet sociale, kam ngritur zërin disa herë për këtë njeri që e mbajtën në bodrumet e Suel Çelës, i thyen kocka dhe çdo gjë dhe e sollën pothuajse të vdekur në shtëpinë e tij, ish-nëndrejtori i përgjithshëm i kopshtit privat të Edi Ramës, AKSHI-t.
Asnjë zë nuk dilte, asnjë fjalë, asnjë fjali. Dhe ky ishte rrëmbyer një javë pas Gerondit. Gerondi pati mençurinë dhe u dorëzua tek autoritetet gjermane, të cilat natyrisht bënë atë që u takonte dhe ne ua dimë shumë për nder.
Ky tjetri që nuk u dorëzua tek autoritetet gjermane, por u dorëzua tek autoritetet shqiptare, a e dini se çfarë ka ndodhur? Altin Troplini e ka përcjellë dosjen e tij tek prokuroria e Tiranës, pacaka se ishte një akt makabër, një krim, një rrëmbim nga katër persona, e ndjekur trajektorja gjer tek tuneli i Qafë Kërrabës, edhe më tutje.
Natyrisht, prokuroria e Tiranës bëri atë që i thanë, firmosi moshapjen e hetimeve për personin.
Shikoni pra ku jetojmë. Dhe ai nuk figuron në dosje fare sepse ai donte më shumë se çdo gjë, më shumë se Gerondi. Ai ishte nëndrejtor i AKSHI-t dhe kishte të memorizuar të gjitha abuzimet e qindra milionë eurove nga familja më mafioze e Ballkanit dhe ndoshta e Europës, familja Rama. Po." , tha Berisha./Dosja.al
Politike
29 Dhjetor 2025, 18:58
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se opozita nuk do të largohet nga sheshi pa shporrur Edi Ram&eum...
Politike
29 Dhjetor 2025, 18:25
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Partia Demokratike ka nisur foltoren përpara Kryeministrisë, ku demokratë dhe mbështetës t&eum...
Politike
29 Dhjetor 2025, 18:07
E. D
Belinda Balluku
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka reaguar lidhur me deklaratat e fundit publike të bëra nga subjekte të ndryshme ...
Politike
29 Dhjetor 2025, 18:06
E. D
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, se ...
Politike
29 Dhjetor 2025, 17:56
D.S
foto ilustruese
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë i është përgjigjur grupit parlamentar të Partisë Demokratike, li...
Politike
29 Dhjetor 2025, 17:36
E. D
foto ilustruese
Bashkimi Evropian pret konstituimin e shpejtë të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re të Kosovës për t...
Politike
29 Dhjetor 2025, 17:12
D.S
Belind Këlliçi
VLORË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një postimi n&eum...
Politike
29 Dhjetor 2025, 16:46
Elton Qyno
Daniel Shima
TIRANË- Është mbyllur me vendim mosfillimi, referimi penal i Komisariatit Nr.1, që u regjistrua në muajin Gusht 2025,...
Politike
29 Dhjetor 2025, 15:44
D.S
KOSOVË- Pas publikimit të rezultateve finale nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje kryeson zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Media brita...
Politike
29 Dhjetor 2025, 15:30
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në ...