Politike

Berisha: Padrejtësitë ndaj Departamentit Brain Gain dhe diasporës duhen korrigjuar me garanci statutore

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se ridimensionimi i rolit të këtij departamenti është interes jo vetëm i PD-së, por i gjithë shoqërisë shqiptare.

29 Dhjetor 2025, 12:08 Nga DOSJA
Berisha: Padrejtësitë ndaj Departamentit Brain Gain dhe diasporës
Sali Berisha

TIRANË- Lideri historik i PD, Sali Berisha tha se PD ka pasur mangësi në përfshirjen e diasporës dhe anëtarëve të Brain Gain në strukturat drejtuese, duke theksuar nevojën për garanci statutore që të sigurojnë përfaqësim dhe hapësira reale për ta. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se ridimensionimi i rolit të këtij departamenti është interes jo vetëm i PD-së, por i gjithë shoqërisë shqiptare.

"Rrethana komplekse, duhet ta pranojmë këtu, bënë që PD të mos ishte e hapur në kuptimin më të plotë të fjalës për integrimin e tyre. Dhe këta djem dhe vajza, nuk morën vendet që meritonin në forumet e kësaj partie. Nuk gjetën hapësirat që meritonin në zhvillimet e mëpasme. Këtu duhet të pranojmë, PD ka një problem themelor ndaj këtij departamenti, por edhe ndaj diasporës, të cilit duhet t’i japë përgjigje sa më parë. Procedurat e përcaktuara nga kjo parti, atyre u mungon karakteri universal që duhet të ketë partia, në kuptimin që kjo nuk është parti vetëm e atyre që jetojnë në Tiranë, Tropojë apo Gjirokastër, por është parti edhe atyre që jetojnë në Paris, Londër, Berlin, Uashington dhe kudo që janë.

Nuk është parti vetëm e degëve të saj në Lezhë, Durrës apo Peqin, por është edhe parti e degëve të saj në Athinë, Milano, Paris dhe vende të tjera. Në këtë kontekst është e domosdoshme që këto mangësi të marrin përgjigje statusore. Të marrin përgjigje statusore! Nuk duhet të jenë zgjidhjet çështjet e vullnetit të kryetarit apo kryesisë të partisë, zgjidhjet duhet të jenë garanci statutore. Dhe në këtë kuadër ne i japim përgjigjen më të mirë, korrigjojmë padrejtësinë që është bërë ndaj tyre, por edhe ndaj diasporës. Dhe kjo padrejtësi duhet të finalizohet me përcaktime të qarta në statutin e partisë," tha Berisha.

Sondazh

Poll