Politike

Kurti fitoi zgjedhjet, Rama: Kam uruar kryeministrin e rizgjedhur, mandati të kthehet në sukses për Kosovën

Me anë të një postimi në X, Rama shkruan se uron që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës të kthehet në sukses dhe mbarësi për vendin.  

29 Dhjetor 2025, 10:53 Nga I.A
Kurti fitoi zgjedhjet, Rama: Kam uruar kryeministrin e rizgjedhur, mandati
Edi Rama dhe Albin Kurti

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar homologun e tij në Kosovë Albin Kurti për fitoren historike të zgjedhjeve. Me anë të një postimi në X, Rama shkruan se uron që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës të kthehet në sukses dhe mbarësi për vendin. Në fund Rama ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve. 

Postimi i Plotë:

E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij, të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona. Gëzuar

edi rama albin kurti

Sondazh

Poll