Sport

Dinamo përmbys Egnatian në finale dhe fiton Superkupën e Shqipërisë!...

“Nëndetësja” fiton 3-1 trofeun e parë të sezonit…

28 Dhjetor 2025, 21:55 Nga DOSJA

Dinamo përmbys Egnatian në finale dhe fiton Superkupën e

TIRANE - Dinamo është fituese e Superkupës së Shqipërisë, teksa triumfoi 1-3 kundër Egnatias në “Arenën Kombëtare”.

Sfida nisi mjaft mirë për ekipin rrogozhinas, që kaloi në avantazh pas 9 minutash lojë me Ruçin, i cili përfitoi nga një gabim i prapavijës dinamovite dhe nuk gaboi përballë Teqjas.

“Nëndetësja” u ngrit në sipërfaqe në pjesën e dytë, ku në harkun kohor të pesë minutave (54’ dhe 59’), Bregu dhe Nani përmbysën takimin, duke kthyer festën nga ana tjetër të pankinave.

Të dyja skuadrat u përpoqën të gjenin sërish rrjetën, ndërsa në frymën e fundit ishte Qefalija që dha goditjen e KO nga pika e bardhë e penalltisë, për të fiksuar rezultatin përfundimtar 3-1 të finales.

Të besuarit e Ilir Dajës fitojnë kështu trofeun e parë të sezonit, ndërsa e mbyllin vitin 2025 në mënyrën më të mirë të mundshme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll