Sport

Egnatia-Dinamo në statistika/ Më 28 dhjetor, finalja e Superkupës së Shqipërisë…

Kjo do të edhe përballja e 31-të në histori midis këtyre dy skuadrave, të cilat do të luftojnë për fitimin e Superkupës së Shqipërisë

28 Dhjetor 2025, 14:38 Nga DOSJA

Egnatia-Dinamo në statistika/ Më 28 dhjetor, finalja e Superkupës

TIRANE - Finalja e Superkupës së Shqipërisë do të zhvillohet më 28 dhjetor, në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”, ku përballë do të jenë Egnatia dhe Dinamo City.

Dy ekipet do të luftojnë për trofeun e parë të sezonit. Egnatia dhe Dinamo City janë ndeshur gjithsej 30 herë, me bilancin që favorizon Egnatian, e cila ka regjistruar 15 fitore, ndërsa Dinamo City 5 fitore.

10 takime janë mbyllur në barazim. Sa i përket golave të shënuar, Egnatia ka realizuar 37 gola, ndërsa Dinamo City 19.

Finalja e Superkupës së Shqipërisë pritet të dhurojë emocione dhe rivalitet sportiv, me të dyja skuadrat që synojnë ta mbyllin vitin me fitimin e një trofeu të rëndësishëm.

Egnatia-Dinamo në statistika/ Më 28 dhjetor, finalja e Superkupës

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll