Sport

VIDEO/ Al-Ittihad kërkon ta shesë, shqiptari Mario Mitaj tregon se sa vlen në fushë…

Të shtunën, Mario Mitaj u pa në fushë për 90 minuta, ndërsa sipas “SofaScore”, ai u vlerësua me notën 7.8, ndër më të mirët në fushë.

28 Dhjetor 2025, 07:30 Nga DOSJA

VIDEO/ Al-Ittihad kërkon ta shesë, shqiptari Mario Mitaj tregon se sa

ARABIA SAUDITE - Lajmi i ardhur nga Arabia Saudite, i befasoi shqiptarët… U tha se klubi saudit i Al-Ittihad ka marrë vendimin për largimin e mbrojtësit të Kombëtares Mario Mitaj.

Ndërkohë të shtunën, 22-vjeçari shqiptar ishte në fushë nga minuta e parë kundër Al-Shabab, ndeshje e përfunduar 2-0 për verdhezinjtë.

Golat te Al-Ittihad erdhën nga Al-Ghamdi dhe Bergëijn. Mitaj u pa në fushë për 90 minuta, ndërsa sipas “SofaScore”, ai u vlerësua me notën 7.8, ndër më të mirët në fushë.

Pas 10 javësh në Ligën Arabe, Al-Ittihad mban vendin e 6-të me 17 pikë, 13 më pak nga Al-Nasseri kryesues.  

VIDEO/ Al-Ittihad kërkon ta shesë, shqiptari Mario Mitaj tregon se sa

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll