Sport

Mediat italiane “të pamëshirshme” ndaj Kristjan Asllanit, pas humbjes me Torinon…

Mes të “kryqëzuarëve” ishte edhe mesfushori i Kombëtares Kristjan Asllani, i cili mori notën 4.5 nga “TuttomercatoWeb”.

28 Dhjetor 2025, 08:00 Nga DOSJA

Mediat italiane “të pamëshirshme” ndaj Kristjan Asllanit,

ITALI - Skuadra e Torinos po përjeton moment të vështirë në Serie A. Edhe pse ata të shtunën  shënuan të parët ndaj Cagliari me Vlasic, për javën e 17-të në kampionatin italinë, nuk ishin në gjendje të ruanin avantazhin, përkundrazi u përmbysën.

Një humbje që rëndon akoma më tepër situatën. Kritikat nga mediat vendase nuk kanë munguar kundër “Demave”. Mes të “kryqëzuarëve” ishte edhe mesfushori i Kombëtares Kristjan Asllani, i cili mori notën 4.5 nga “TuttomercatoWeb”.

Ja si e përshkruan media në fjalë performancën e shqiptarit ndaj Cagliarit: “Asnjë pasim vertikal i saktë dhe sidomos i ngathët në rikuperim. Duket shumë larg nga koha kur ishte regjizor premtues në Serie A”.

Te Shqipëria, Asllani është i “paprekshëm” nën urdhërat e trajnerit Sylvinho, pavarësisht rritjes së ndjeshme nga Medon Berisha. Prej vitit 2023, 23-vjeçari kuqezi numëron 31 ndeshje që ka zhvilluar me Kombëtaren kuqezi.

B.T (Dosja.al)  

 

Sondazh

Poll