Politike

Dalin exit Poll-et e para në Kosovë: LVV kalon mbi 45%, PDK e LDK renditen pas saj

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga UBO Consulting në bashkëpunim RTV Dukagjini. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me rreth 22.0% të përkrahjes, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) zë vendin e tretë me rreth 15.6% të votave.

28 Dhjetor 2025, 19:04 Nga I.A
Dalin exit Poll-et e para në Kosovë: LVV kalon mbi 45%, PDK e LDK
Exit Poll

KOSOVË- Rezultatet e Exit Poll‑it tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) prinë me rreth 45.7% të votave, duke u renditur e para në zgjedhjet e sotme parlamentare në Kosovë. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga UBO Consulting në bashkëpunim RTV Dukagjini. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me rreth 22.0% të përkrahjes, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) zë vendin e tretë me rreth 15.6% të votave.

Rezultatet e sondazhit gjithashtu tregojnë një përqindje prej rreth 5.3% për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe përkrahje e vogël për Nisma Socialdemokrate 1.7%.  Exit‑poll‑i u realizua përmes një mostre të konsiderueshme ndër qytetarë gjatë ditës së votimit, dhe paraqet një pasqyrë paraprake të mundshme të rezultateve përpara përfundimit të numërimit zyrtar.

zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll