Aktualitet

VIDEOLAJM/ Përfshirja nga flakët e dhjetëra autobusëve të vjetër në sektorin Rinia në Durrës! Tymi "pushton" të gjithë zonën, zjarrfikësit në vendngjarje

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërhyrja është vështirësuar për shkak të terrenit kënetor, por situata po mbahet nën kontroll.

27 Dhjetor 2025, 14:01 Nga M.L
VIDEOLAJM/ Përfshirja nga flakët e dhjetëra autobusëve
Foto nga vendngjarja

DURRËS- Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë pasditen e sotme disa autobusë të vjetër dhe jashtë përdorimit, të parkuar në zonën e Fllakës, konkretisht në sektorin Rinia, në Durrës.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërhyrja është vështirësuar për shkak të terrenit kënetor, por situata po mbahet nën kontroll.

Sipas autoriteteve, nuk paraqitet rrezik për përhapjen e zjarrit në zonat përreth. Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk dihen, ndërsa Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.

 

zjarr ne durres sektori rinia

Sondazh

Poll