Aktualitet

Kushte atmosferike të qëndrueshme e vranësira kalimtare, parashikimi i motit për ditën e sotme

Mjegull e dendur / mjegullinë përgjatë zonaveluginore në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes. Prezencë e ngricave përgjatë akseve rrugore kryesisht në relievet malore.

27 Dhjetor 2025, 07:15 Nga M.L
Kushte atmosferike të qëndrueshme e vranësira kalimtare,
Foto ilustruese

TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje. Mjegull e dendur / mjegullinë përgjatë zonaveluginore në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes. Prezencë e ngricave përgjatë akseve rrugore kryesisht në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veri me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s.

Deti – Valëzimi forcës 1-3 ballë.

Sondazh

Poll