Aktualitet

VIDEOLAJM/ "Ju lutem edhe njëherë më falni!” Prefektja e Shkodrës "ngatërrohet" me urimin për Krishtlindjet, gazetarët i kujtojnë që është në transmetim LIVE

Gjatë komunikimit me gazetarët, prefektja u shfaq e emocionuar dhe duket se nuk ishte në dijeni se deklarata po transmetohej drejtpërdrejt, çka solli një ndërprerje të mesazhit dhe nevojën për ta rifilluar atë.

25 Dhjetor 2025, 13:14 Nga M.L
VIDEOLAJM/ "Ju lutem edhe njëherë më falni!” Prefektja
Perfektja e Shkodrës

SHKODËR- Në ditën e Krishtlindjes, zyrtarë të pushtetit qendror dhe vendor kanë marrë pjesë në ceremonitë fetare në kishat e qyteteve të tyre, duke përcjellë urime dhe mesazhe për besimtarët. Në Shkodër, momenti i fjalës së prefektes Holta Duda ka tërhequr vëmendje, pasi situata nuk ka shkuar sipas parashikimit.

Gjatë komunikimit me gazetarët, prefektja u shfaq e emocionuar dhe duket se nuk ishte në dijeni se deklarata po transmetohej drejtpërdrejt, çka solli një ndërprerje të mesazhit dhe nevojën për ta rifilluar atë.

Pavarësisht momentit të papritur, ajo vijoi urimin për Krishtlindjen, duke përcjellë mesazhin e paqes, bashkimit dhe shpresës për të gjithë qytetarët.

 “Sot të gjithë bashkë mblidhem të gëzojmë lindjen e Krishtit, ashtu siç ylli ndriti në zemrat e të gjithë popujve në tokën e shenjtë atë natë kur lindi Krishti bebe ashtu edhe unë sot në emër të gjithë.…ju lutem edhe njëherë më falni...”, tha zyrtarja lokale.

Në aktivitet ishte e pranishme edhe deputetja socialiste e qarkut Shkodër, Marjana Koçeku, së bashku me përfaqësues të tjerë vendorë./ Dosja.al

prefektja e shkodres marjana koçeku

Sondazh

Poll