Aktualitet

U arrestua në aksionin antidrogë në zonën e ish-vilave në Pogradec! Pezullohet nga detyra zjarrfikësi Luan Sulstarova, shfrytëzonte lokalin për shitje kanabisi

Policia e Korçës njofton se gjatë aksionit, i cili u zhvillua në një prej lokaleve të Pogradecit në zonën e ish-vilave, Sulstarova u kap duke përdorur lokalin që kishte në administrim për aktivitet të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

25 Dhjetor 2025, 11:31 Nga M.L

U arrestua në aksionin antidrogë në zonën e ish-vilave

POGRADEC- Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit të Zjarrfikësve, Arben Cara, zjarrfikësi 54-vjeçar Luan Sulstarova është pezulluar menjëherë nga detyra, pas arrestimit të tij mbrëmjen e djeshme gjatë operacionit policor të koduar “Aktiviteti”.

Policia e Korçës njofton se gjatë aksionit, i cili u zhvillua në një prej lokaleve të Pogradecit në zonën e ish-vilave, Sulstarova u kap duke përdorur lokalin që kishte në administrim për aktivitet të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Nga kontrolli u sekuestrua një sasi kanabisi, një pjesë e ndarë në doza gati për shitje, një shumë parash, si dhe dy aparate celularë, të cilat do të përdoren si prova materiale në hetim.

Hetimet u kryen me metoda proaktive dhe kontrolle intensive nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

arben cara luan sulstarova

Sondazh

Poll