Aktualitet

Plagosi me thikë një person dhe u arratis nga vendngjarja! Bie në prangat e bluve i riu në Tiranë, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë ngjarjes, shtetasi F.H., 29 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin K.K., i cili u transportua menjëherë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

25 Dhjetor 2025, 11:53 Nga M.L
Plagosi me thikë një person dhe u arratis nga vendngjarja! Bie në
Foto ilustruese

TIRANA- Policia e Tiranës ka arrestuar një 33-vjeçar me inicialet R.B., pas një konflikti ku një shtetas u plagos me mjet prerës në rrugën “Ali Bora”. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë ngjarjes, shtetasi F.H., 29 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin K.K., i cili u transportua menjëherë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas sulmit, F.H. është larguar nga vendngjarja me ndihmën e R.B., i cili e ka transportuar me automjetin e tij.

Policia ka shpallur në kërkim 29-vjeçarin F.H., ndërsa 33-vjeçari R.B. ndodhet në pranga. Materialet e mbledhura iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3: arrestuan shtetasin R. B., 33 vjeç si dhe shpallën në kërkim shtetasin F. H., 29 vjeç, pasi rrugën “Ali Bora” shtetasi F. H, gjatë një konflikti ka goditur dyshohet me një mjet prerës shtetasin K. K, i cili po merr ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Pas konfliktit shtetasi F. H, është larguar nga vendgjarja duke u ndihmuar nga shtetasi R. B, i cili e ka larguar me automjetin e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

plagosje me thike ne tirane

Sondazh

Poll