Aktualitet

E rëndë në Tiranë! 27-vjeçari bie aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku banonte, niset menjëherë drejt spitalit

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Thoma Koxhaj”, ndërsa dyshohet se shkaku ka qenë një aksident nga lartësia e pallatit.

25 Dhjetor 2025, 12:15 Nga M.L
E rëndë në Tiranë!  27-vjeçari bie aksidentalisht nga
Foto ilustruese

TIRANA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Tiranën, ku një 27-vjeçar është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku banonte. Sipas informacioneve paraprake, i riu është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut të menjëhershëm për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Thoma Koxhaj”, ndërsa dyshohet se shkaku ka qenë një aksident nga lartësia e pallatit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e incidentit.

“Në rrugën “Thoma Koxhaj”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte shtetasi M. B, 27 vjeç,  i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia./ Dosja.al

27-vjecari bie nga pallati ne tirane

Sondazh

Poll