Aktualitet

Shfrytëzonte lokalin në Korçë për të shitur drogë, arrestohet 54-vjeçari zjarrëfikës në bashki! Blutë i sekuestrojnë një sasi kanabis dhe një shumë parash

Gjatë kontrollit, në lokalin e tij u gjetën doza të lëndës narkotike, një shumë parash dhe dy telefona celularë, të cilat u sekuestruan si prova materiale.

25 Dhjetor 2025, 11:05 Nga M.L

Shfrytëzonte lokalin në Korçë për të shitur

KORÇË-  Një operacion policor në Pogradec ka përfunduar me arrestimin e një 54-vjeçari, punonjës i zjarrfikëses së bashkisë, i dyshuar për trafikim lëndësh narkotike. Sipas njoftimit të Policisë së Korçës, shtetasi L. S. përdorte një lokal në administrim të tij për të shpërndarë kanabis.

Gjatë kontrollit, në lokalin e tij u gjetën doza të lëndës narkotike, një shumë parash dhe dy telefona celularë, të cilat u sekuestruan si prova materiale.

Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë e Korçës për veprime të mëtejshme ligjore.

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë/ Hetime me metoda proaktive dhe kontrolle intensive, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Aktiviteti”. Përdorte lokalin që kishte në administrim, për të ushtruar aktivitetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike, vihet në pranga 54-vjeçari. Sekuestrohet një sasi lëndë narkotike e dyshuar kanabis dhe një shumë parash që i posedonte i arrestuari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, të DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, kanë kryer hetime me metoda proaktive dhe si rezultat kanë goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Aktiviteti”, u arrestua në flagrancë shtetasi L. S., 54 vjeç, banues në Pogradec, (zjarrfikës në bashkinë Pogradec).

Nga kontrolli në lokalin që administronte ky shtetas, në lagjen nr.1, Pogradec, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje, një shumë parash e cila dyshohet të jetë siguruar nga ky aktivitet dhe 2 aparate celularë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

arrestohet zjarrfikesi ne korçë

Sondazh

Poll