Goditja e grupit që shiste lëndë narkotike në Tiranë/ Pjesë e bandës kriminale edhe drejtorët e kompanisë celulare One Albania (EMRAT)
Konkretisht bëhet fjalë për Erald Sina dhe Artan Pullazi, të cilët rezultojnë në listën me 33 masa sigurie. Mësohet gjithashtu se Erald Sina, ishte me detyrë Drejtues i Departamentit të Zyrave dhe Pasurisë në ONE Albania dhe Artan Pullazi, Team Leader në ONE Albania.
TIRANË- Detaje të reja vijojnë të zbardhen nga goditja e grupit kriminal që shiste drogë në Tiranë. Bëhet me dije se në kuadër të operacionit “Labirinti” u zbulua se pjesë e rrjetit të trafikut të drogës ishin edhe dy drejtorë të lartë të kompanisë celulare One Albania. Konkretisht bëhet fjalë për Erald Sina dhe Artan Pullazi, të cilët rezultojnë në listën me 33 masa sigurie. Mësohet gjithashtu se Erald Sina, ishte me detyrë Drejtues i Departamentit të Zyrave dhe Pasurisë në ONE Albania dhe Artan Pullazi, Team Leader në ONE Albania.
Siç u raportua, grupi e shpërndante lëndë narkotike me taksi dhe me motoçikleta të picave. Me taksi lëvizte Olsi Mici, ndërsa me motoçikletë të shpërndarjes së picave, i loguar me nje brand ndërkombëtar, ishte Erdison Gjella. Po ashtu u raportua se në mesin e të arrestuarve është edhe një ish-ushtarak, Dylber Alijaj.
Gjithsej në pranga kanë rënë Renaldo Dalipi, Engelbert Pjetri, Armandi Hajdini, Olsi Mici, Fatjon Cela (Çela), Xhon Boci, Laert Murataj, Artan Pullazi, Erald Sina, Blerim Mali, Gentjan Vercani, Valerjos Bushi, Olkid Hajdari, Dylber Alijaj, Angjelos Mema, Majdi Musa,Jurgen Hekurani, Erdison Gjella, Abdurahman Bollati, Klodian Rrucaj, Indri Nakaj dhe Genti Kraja.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Finalizohet pas 4 javësh hetime, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, operacioni policor i koduar “Labirinti 2”. Goditet një grup kriminal që shiste lëndë narkotike. Identifikohen 33 shtetas, pjesëtarë të grupit kriminal, të cilët, individualisht ose të organizuar në grupe, ushtronin veprimtarinë e paligjshme të shitjes së lëndëve narkotike, në trajta të ndryshme.
Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg” për 22 prej tyre. 5 shtetas janë arrestuar gjatë periudhës hetimore, ndërsa vijon puna për kapjen e 6 shtetasve të tjerë të identifikuar si pjesë e këtij grupi kriminal. Si rezultat i operacionit u sekuestruan rreth 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë; 10 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe 100 doza të kësaj lënde; 5 automjete; 28 celularë; 6 peshore elektronike dhe 3 000 euro.
Në kuadër të operacionit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit: R. D., 32 vjeç, E. P., 33 vjeç, A. H., 43 vjeç, O. M., 32 vjeç, F. C. (Ç), 34 vjeç, Xh. B., 31 vjeç, L. M., 23 vjeç, A. P., 47 vjeç, E. S., 39 vjeç, B. M., 34 vjeç, G. V., 39 vjeç, V. B., 19 vjeç, O. H., 35 vjeç, D. A., 39 vjeç, A. M., 23 vjeç, M. M., 19 vjeç, J. H., 29 vjeç, E. Gj., 31 vjeç, A. B., 20 vjeç, K. Rr., 27 vjeç, I. N., 22 vjeç dhe G. K., 20 vjeç.
Gjatë periudhës hetimore janë arrestuar shtetasit: A. V., 23 vjeç, E. P., 22 vjeç, G. V., 19 vjeç, S. C., 22 vjeç dhe R. Gj., 22 vjeç, të cilëve iu janë sekuestruar sasi të ndryshme lëndësh narkotike. Nga hetimet rezultoi se aktiviteti kriminal i shitjes së lëndëve narkotike shtrihej në disa zona të qytetit të Tiranës, kryesisht në: Bllok, Kamëz, Laprakë, Selitë, Tiranë e Re, Shkozë, Ali Demi, Xhamllik, Pazari i Ri, Shkolla e Kuqe, Astir, Myslym Shyri dhe Komuna e Parisit.
Lëndët narkotike shiteshin në lokale, tabakino, mjete taksi, si dhe të kamufluara si shpërndarje porosish të ndryshme. 6 shtetas të tjerë të identifikuar si pjesë e këtij rrjeti janë shpallur në kërkim. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
Sondazh
Bizneset e Allajbeut paguhen 2-fish më tepër se shërbimi publik për Dializën. Çfarë ndodhi me hetimin e konkurrencës për ‘kartelin’?
Foto nga emisioni Shërbimi i dializës, zë mbi 62% të fondeve te financuara nga FONDI dhe transplantit të veshkave i cili zë 1...
FOTOLAJM/ Përfshihet nga flakët makina te rrethrrotullimi i Liqenit, nuk raportohet për persona të lënduar
pamje nga venngjarja TIRANË- Një automjet është përfshirë nga flakët pak më parë në zonën e rrethrr...
Ja si u orientuan dhjetëra milionë euro të paketave shëndetësore drejt ‘kartelit’ të Allajbeut
foto ilustruese TIRANË- Në vitin 2015, ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimeve të Kujdesit të Detyrueshëm ...
“Korrupsion dhe shmangie përgjegjësie pas tragjedive”, ekspertët: Ja pse nuk kemi protokolle mjekësore me vlerë juridike…
Foto nga emisioni Mungesa e protokolleve mjekësore detyruese në Shqipëri është kthyer në një nga plagët më t&e...
Mjeku: Shurupi i ndaluar iu dha fëmijës, ai humbi jetën! Ja përgjegjësia e institucioneve…
Foto nga emisioni Të dhënat statistikore të Prokurorisë së Përgjithshme tregojnë se nga viti 2014 deri në 2024 jan&...
Denoncimi rrëqethës i të riut me hemofili: Nuk eci dot, barnat nuk mi japin kurrë në sasinë e shkruar në recetë…
foto nga emisioni TIRANË- Besart Qerimi është 22 vjeç, por fiziku i tij i ngjan një fëmije 12-vjeçar. Që në...
13 vite betejë ligjore për vogëlushin që humbi jetën gjatë ndërhyrjes në qepalla/ A u reflektua protokolli dhe barna jetëshpëtuese?
foto ilustruese TIRANË- 3 vite pas humbjes së djalit të tyre, gjatë një ndërhyrjeje estetike në qepalla në Qendr&e...
"5 vjet zhdukje provash dhe manipulime..."/ U mor i pandehur nga SPAK, reagon kardiologu Edvin Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë në gjykatë
Edvin Prifti TIRANË- Kardiologu Edvin Prifti, i cili u mor i pandehur, pasi dyshohet se u pagua për shtatë ndërhyrje kardiake ka b...
E rëndë në Zvicër! 71-vjeçarja shqiptare gjendet e MASAKRUAR në banesë, në pranga një grua zviceriane dhe 2 burra
Foto nga vendngjarja ZVICËR- Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Buchs, kantoni i Cyrihut, ku një grua 71-vje&cce...
Çfarë po ndodh në Pogradec/ Policia aksion, sekuestrohet lëndë narkotike, shoqërohet një person! Kontrolle në lokale dhe në afërsi të ish-vilave
foto ilustruese POGRADEC- Policia e Pogradecit po zhvillon një aksion në zonën e lokaleve në afërsi të ish-vilave. B&eu...

