E rëndë në Zvicër! 71-vjeçarja shqiptare gjendet e MASAKRUAR në banesë, në pranga një grua zviceriane dhe 2 burra
Foto nga vendngjarja ZVICËR- Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Buchs, kantoni i Cyrihut, ku një grua 71-vje&cce...
Prifti ka bërë një reagim në Facebook ku shkruan se pas seancës maratonë që pritja zgjati dy vjet, dhe seanca ishte vetëm 5 minuta, ai është kthyer në sallën e operacionit në QSUT, duke përfunduar një operacion.
TIRANË- Kardiologu Edvin Prifti, i cili u mor i pandehur, pasi dyshohet se u pagua për shtatë ndërhyrje kardiake ka bërë një reagim. Ai akuzohet nga SPAK për, “korrupsion pasiv” në 7 raste, “vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “pastrim parash”. Pas kësaj, Prifti ka bërë një reagim në Facebook ku shkruan se pas seancës maratonë që pritja zgjati dy vjet, dhe seanca ishte vetëm 5 minuta, ai është kthyer në sallën e operacionit në QSUT, duke përfunduar një operacion. Më tej, kardiologu fton çdo pacient që të dëshmojë në gjykatë lidhje me këtë ngjarje.
Reagimi i Edvin Priftit:
Çdonjeri duhet të bëjë mirë dhe duhet të bëjë atë që di. Sot unë jam zyrtarisht i pandehur pas një kalvari mbi 5 vjet hetimesh, zhdukje provash dhe dosjesh, si dhe manipulimesh. Sot seanca paraprake e GJKKO, pas dy vjetësh, mori vendimin që të më çojë në gjykim. Nuk është se kisha iluzione mbi vendimin. M’u sugjerua gjykim i shkurtuar dhe ky u refuzua në mënyrë kategorike prej meje, duke qenë i gatshëm të përballem me çdo fakt dhe argument.
Në këto kushte, unë ftoj të gjithë pacientët e mi, që kushdo që e ndjen, mund të vijë në gjykatë të dëshmojë se cili jam unë?! Gjithsesi, pas seancës maratonë që pritja zgjati dy vjet, dhe seanca ishte vetëm 5 minuta, unë u ktheva në sallën e operacionit në QSUT, ku sapo përfundova me sukses operacionin e radhës të pacientit IT.
Ndërkohë, natën e kaluar, kryem së bashku me Dr. Bledar Hodo, Dr. Sci. Merita Zeka dhe Dr. Blerim Arapi një nga operacionet më komplekse në një pacient 38‑vjeçar, i operuar 8 muaj më parë nga kolegët me zëvendësim të valvolës së aortës, i cili u paraqit me shkëputje të protezës valvolare, absces në zemër, si dhe insuficiencë kardiake masive me edemë dhe lëng në bark.
Pas trajtimit adekuat në terapi intensive, eliminimit të mbi 20 litrave ujë të akumuluar në trup, pacienti iu nënshtrua një operacioni të dytë mbi 8 orë, i cili konsistoi në mbylljen e një dhome anormale gjigante në zemër, e krijuar nga abscesi, si dhe rizëvendësimin e valvolës së aortës. Pacienti sot është i ekstubuar dhe në gjendje shumë të mirë.
Pavarësisht gjykatave dhe prokurorëve, ishte një ditë e suksesshme. Edhe pse këta të fundit kanë fatin në dorë dhe mund të shkatërrojnë jetën e një njeriu, përsëri askush nuk mund të më ndajë nga lumturia kur shpëtojmë një jetë më shumë!./Dosja.al
Foto nga vendngjarja ZVICËR- Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Buchs, kantoni i Cyrihut, ku një grua 71-vje&cce...
foto ilustruese POGRADEC- Policia e Pogradecit po zhvillon një aksion në zonën e lokaleve në afërsi të ish-vilave. B&eu...
pamje nga vendngjarja VLORË- Një banesë është përfshirë nga flakët në zonën e Plazhit të Vjet&...
pamje nga trafiku TIRANË- Një fluks i jashtëzakonshëm automjetesh është regjistruar këtë të mër...
Klodjan Braho, Altin Dumani TIRANË- Klodjan Braho u përzgjodh këtë muaj si drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme Kun...
foto ilustruese TIRANË- “Air Albania realisht sillet sikur nuk ekziston” Kështu e përshkruan përvojën e tij Leona...
pamjet TIRANË- Pamjet e operacionit dhe përgjimeve të kryera ndaj bandës së “skifterëve” shqiptarë janë...
ushqimi i bllokuar TIRANË- Drejtoria Rajonale e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, Tiranë ka bllokuar këtë të m&...
Për shkak të kërkesës së mbrojtjes të të akuzuarve për përjashtimin e prokurorit special, Bekim Kodraliu, në...
Foto ilustruese ITALI- Një histori e vështirë familjare dhe presioni ekonomik dyshohet se e shtynë drejt një zgjedhjeje t&eum...