Aktualitet

E rëndë në Greqi! 13-vjeçarja abuzohet seksualisht dhe filmohet nga gjashtë djem, tre prej tyre shqiptarë! Videon e shpërndajnë në rrjetet sociale

Sipas mediave greke, mësohet se e mitura me origjinë nga Filipinet, është abuzuar seksualisht nga 3 grekë dhe 3 shqiptarë, të moshës 14, 15, 16, 16, 18 dhe 19 vjeç.

24 Dhjetor 2025, 08:40 Nga D.S
E rëndë në Greqi! 13-vjeçarja abuzohet seksualisht dhe
foto ilustruese

GREQI- Një vajzë 13-vjeçare është abuzuar seksualisht dhe filmuar nga grup prej gjashtë adoleshentësh në Selanik të Greqisë. Sipas mediave greke, mësohet se e mitura me origjinë nga Filipinet, është abuzuar seksualisht nga 3 grekë dhe 3 shqiptarë, të moshës 14, 15, 16, 16, 18 dhe 19 vjeç.

E mitura ka treguar për autoritetet se makthi i saj filloi në shkurt dhe zgjati deri në prill. Katër abuzuesit e mitur, duke përfituar nga marrëdhënia miqësore që kishin me viktimën, konkretisht 15-vjeçari, e çoi atë në një zonë të një pallati, si dhe brenda tualeteve të grave të një parkingu në Selanik, ku abuzuan, ndërsa njëkohësisht filmuan veprimet e tyre me telefonat e tyre celularë.

Nga mediat greke bëhet me dije se, një pjesë e videos është shpërndarë në rrjetet sociale. Ndaj 6 djemve janë ngritur akuza lidhur me veprat që kanë kryer dhe po procedohen penalisht./Dosja.al

abuzmin greqi

Sondazh

Poll