Politike

Hiqet titulli ‘Qytetar Nderi’ për Gjergj Velon/ Këshilli bashkiak i Lushnjes e miraton me 23 vota pro! Korreshi: U rikthye dinjiteti i të përndjekurve

Një titull ky që ishte miratuar vetëm dy muaj më parë, mes kundërshtive të forta nga këshilltarët e djathtë dhe Partia Demokratike.

23 Dhjetor 2025, 19:13 Nga D.S
Hiqet titulli ‘Qytetar Nderi’ për Gjergj Velon/ Këshilli
Saimir Korreshi

LUSHNJE- Këshilli Bashkiak i Lushnjës votoi heqjen e titullit “Qytetar Nderi” për Gjergj Velon, me 23 vota pro, 4 kundër dhe 8 abstenime. Një titull ky që ishte miratuar vetëm dy muaj më parë, mes kundërshtive të forta nga këshilltarët e djathtë dhe Partia Demokratike.

Gjergji Velo ka mbajtur funksionin e kryetarit të Komitetit të Lushnjës gjatë periudhës së komunizmit dhe, sipas demokratëve, ka firmosur vendime që e cilësojnë atë si persekutor të kundërshtarëve politikë të regjimit. Vendimi i mëparshëm ishte marrë mbi bazën e një informacioni të paplotë të paraqitur nga Autoriteti i Dosjeve. Pas këtij vendimi nga këshilli bashkiak, deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar duke thënë se votimin ishte si një rikthim të dinjitetit për të përndjekurit dhe të internuarit e qytetit të Lushnjës.

“Dinjiteti i të përndjekurve dhe të internuarve në qytetin e Lushnjës u vendos në vend. Gjergji Velos iu hoq titulli ‘Qytetar Nderi’. Për t’u respektuar këshilltarët e majtë që votuan për heqjen e titullit shokut Velo, duke i dhënë një leksion edhe Bashkisë”, u shpreh Korreshi./Dosja.al 

 

keshilli bashkiak lushnje saimir korreshi gjergj velo

Sondazh

Poll