Aktualitet

Shfrytëzonin për prostitucion kinezen/ Zbulohet baza në Vlorë! Policia: Procedohen penalisht 2 persona, në kërkim i treti

Si rezultat i hetimeve të kryera nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u finalizua operacioni i koduar “Victim”, që goditi një rast të shfrytëzimit për prostitucion.

23 Dhjetor 2025, 15:34 Nga D.S
Shfrytëzonin për prostitucion kinezen/ Zbulohet baza në
foto ilustruese

VLORË- Policia e Vlorës, ka identifikuar 3 persona me kombësi kineze, bashkëpunëtorë për prostitucion. Vihen në pranga 2 prej tyre, ndërsa personi i tretë shpallet në kërkim. Si rezultat i hetimeve të kryera nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u finalizua operacioni i koduar “Victim”, që goditi një rast të shfrytëzimit për prostitucion.

Veprimtraia kriminale ushtrohej në lagjen “Pavarësia”, në një apartament të marrë me qira. Nga hetimet u identifikuan 3 autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale. X. L., 40 vjeçe, banuese në Kinë dhe shtetasi B. W., 31 vjeç, gjithashtu banues në Kinë, u vunë në pranga, ndërsa bashkëpunëtorja, shtetasja K. X., 50 vjeçe, u shpall në kërkim.


Këta individë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se shfrytëzonin për prostitucion shtetasen kineze J. G., 52 vjeçe. 52-vjeçarja, J. G. dhe shtetasi E. B., u gjendën në apartament, dhe u proceduan penalisht për veprën penale “Prostitucioni”. Ndërkohë, uniformat blu bëjnë me dije se, po punohet për kapjen e  50-vjeçares të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e kësaj të veprimtarie kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./Dosja.al 

prostitucion ne vlore

Sondazh

Poll