EMRAT/ Kundërshtuan heqjen e tendës! Arrestohen babai e dy djemtë në Vlorë, dhunuan dje drejtorin e IMT-së dhe inspektorin, ja si ndodhi ngjarja
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ngjarja ndodhi dje në rrethrrotullimin e Nartës, ku të arrestuarit ushtronin aktivitet të shitjes së automjeteve dhe lavazhos.
VLORË- Tre persona u arrestuan nga Policia e Vlorës pas një episodi dhune gjatë kontrolleve për lirimin e hapësirave publike. Në prangat e bluve ra Irfan Dalipaj, 58 vjeç, dhe dy djemtë e tij, Drisild Dalipaj, 27 vjeç, dhe Fabio Dalipaj, 23 vjeç, banues në Vlorë.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ngjarja ndodhi dje në rrethrrotullimin e Nartës, ku të arrestuarit ushtronin aktivitet të shitjes së automjeteve dhe lavazhos. Gjatë kontrolleve të strukturave të Bashkisë Vlorë, me fokus lirimin e hapësirave publike, ata ushtruan dhunë fizike ndaj Drejtorit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Vlorë, shtetasit D. K., 33 vjeç.
Kur punonjësit e Policisë së Qarkullimit Rrugor ndërhynë për të ndaluar veprimet e paligjshme, tre të arrestuarit vijuan dhunën, duke shkaktuar dëmtime trupore edhe ndaj efektivëve të policisë. Njëri prej punonjësve u detyrua të qëllojë një herë në ajër me armën e shërbimit, për të zbrapsur sulmuesit, pa shkaktuar lëndime.
Të gjithë punonjësit e policisë që u përfshinë në incident ndodhen aktualisht në spital, por jashtë rrezikut për jetën. Autorët janë ndaluar dhe po procedohen penalisht për veprat “Dhuna ndaj punonjësve të Policisë” dhe “Plagosje e rëndë me dashje”.
NJOFTIMI:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit I. D., 58 vjeç, D. D., 27 vjeç dhe I. D., 23 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 22.12.2025, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Nartës, ku këta shtetas ushtronin aktivitet të shitjes së automjeteve dhe lavazhos, gjatë kontrolleve të strukturave të Bashkisë Vlorë, me fokus lirimin e hapësirave publike, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj Drejtorit të IMT në Bashkinë Vlorë, shtetasit D. K., 33 vjeç.
Menjëherë pas konstatimit të sulmit fizik, punonjësit e Policisë së Qarkullimit Rrugor kanë ndërhyrë për ndërprerjen e veprimeve të paligjshme, por këta shtetas kanë vijuar dhunën fizike edhe ndaj punonjësve të Policisë, duke iu shkaktuar dëmtime trupore. Gjatë kësaj kohe, njëri prej punonjësve të Policisë ka qëlluar një herë në ajër me armën e shërbimit, me qëllim zbrapsjen e sulmit nga tre autorët, pa shkaktuar lëndime. Punonjësit e Policisë aktualisht ndodhen të shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Sondazh
KFC, ritmi urban, shija që na bën bashkë
Ndodh shpesh kur ushqimi më shumë se nevojë na bëhet pjesë e ritmit të ditës sonë. Si një ndalesë e paplanif...
Protestat e opozitës shqiptare/ Mediat italiane: Koktejle molotovi sulmojnë Kryeministrinë
Protesta ITALI- Media italiane SKY Tg24 i ka kushtuar një artikull protestës së Opozitës mbrëmjen e kaluar në Tiran...
"Dele jemi ne?!" Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Vlorë e tensionuar, shoferët e autobusëve tentojnë të futen në sallë: Hape derën
Foto nga vendngjarja VLORË- Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak të Vlorës u zhvillua me tensione, pasi shoferët e autobus&e...
FOTOLAJM/ "Mirë që isha në makinë!" Qytetari shkrep foton e rrallë nga Kukësi, një arushë dhe tre këlyshët e saj shfaqen në mes të rrugës
KUKËS- Një pamje e pazakontë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kukës, ku një arushë e rritur u shf...
Protesta e PD para Kryeministrisë! Katër protestues në pranga dhe 7 në hetim, mes tyre sekretari organizativ i PD, tre efektivë të plagosur
Foto nga protesta TIRANA- Policia e Tiranës ka vënë në pranga katër persona dhe ka nisur procedimin penal ndaj shtatë t...
Legalizuan kompleksin pa leje te Rana e Hedhun! Apeli ashpërson masat për 5 zyrtarë, arrest në burg për ish-kreun e ASHK, Gentian Malotaj
Gentian Malotaj LEZHA- Gjykata e Apelit ka ndryshuar dhe ashpërsuar masat e sigurisë për disa persona të përfshirë n&eum...
Stoku prej 7 vitesh, mungesa e gjyqtarëve dhe siguria e pamjaftueshme! Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve kërkon masa emergjente
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë i drejtoi Këshillit të Lartë Gjyqësor të...
Protesta e PD! Molotovët drejt Kryeministrisë, arrestohen katër persona dhe procedohen 6 të tjerë
Foto nga protesta TIRANA- Policia e Shtetit ka arrestuar katër persona dhe ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj gjasht&...
Siguria e furnizimit me energji! Raporti: Shqipëria nuk ka ende një plan përgatitjeje
Shqipëria nuk ka një plan gatishmërie për të garantuar sigurinë energjetike sipas parimeve që përcaktojnë direkti...
Protesta e PD para Kryeministrisë! Mediat greke jehonë: Incidente të rënda në demonstratën antiqeveritare në Tiranë (VIDEO)
Foto nga protesta TIRANA- Protestuesit sot nisën një sulm me koktej molotovi në ndërtesën e zyrave të kryeministrit...
