Aktualitet

"Dele jemi ne?!" Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Vlorë e tensionuar, shoferët e autobusëve tentojnë të futen në sallë: Hape derën

Shoferët synojnë të takojnë kryetaren e bashkisë për të diskutuar shqetësimet e ngritura ditën e djeshme, lidhur me konkurrencën e paligjshme nga furgonat pa licencë.

23 Dhjetor 2025, 11:21 Nga M.L
"Dele jemi ne?!" Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Vlorë
Foto nga vendngjarja

VLORË- Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak të Vlorës u zhvillua me tensione, pasi shoferët e autobusëve të linjave urbane kërkuan të merrnin pjesë në seancë, por nuk u lejuan nga efektivët e sigurisë. Shoferët synojnë të takojnë kryetaren e bashkisë për të diskutuar shqetësimet e ngritura ditën e djeshme, lidhur me konkurrencën e paligjshme nga furgonat pa licencë.

Një tjetër çështje që ata ngritën ka të bëjë me ndryshimin e vendndodhjes së stacionit të autobusëve. Aktualisht, sipas tyre, stacioni do të vendoset pranë institucionit të paraburgimit, duke e bërë të vështirë për udhëtarët të përdorin shërbimin për shkak të largësisë.

mbledhja e këshillit bashkiak të vlorës

Sondazh

Poll