Politike

"Jep sot dorëheqjen"/ Mijëra qytetarë në shesh, Këlliçi thirrje publike Ramës: Pallati jot i korrupsionit është në zi! Miliarda euro të grabitura nuk i bëjnë më derman

Në këtë tubim i njoftuar nga opozita ditë më parë, Këlliçi u shpreh se, pozita hyn dhe del nga godina e kryeministrisë jo për  të qeverisur por për të zhdukur provat e krimit.

22 Dhjetor 2025, 18:42 Nga D.S
"Jep sot dorëheqjen"/ Mijëra qytetarë në shesh,
Belind Këlliçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Bëlind Këlliçi, tha se pushteti i Ramës ka mbaruar dhe se ai duhet të japë dorëheqjen. Në këtë tubim i njoftuar nga opozita ditë më parë, Këlliçi u shpreh se, pozita hyn dhe del nga godina e kryeministrisë jo për të qeverisur por për të zhdukur provat e krimit.

Sipas tij, e ashtuquajtura 'banda' e Ramës, siguroi për 13 vite me radhë vota, aleanca, mbështetje dhe lobim ndërkombëtar dhe se nga kjo 'bandë' u larguan plot 1.1 milionë shqiptarë.

“Ky pushtet ka mbaruar, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen tani. Zia ka rënë në pallatin e korrupsionit. Gjumi i tyre është prishur përfundimisht. Ata hyjnë e dalin nga kjo godinë jo për të qeverisur, por për të zhdukur provat e krimit dhe për të gjetur prova kundër njëri-tjetrit. Visi ka ruajtur mesazhet e Ballukut, Balluku ka ruajtur mesazhet e Palloshit, ndërsa Gysi i ka filmuar që të gjithë. Kreu i organizatës, Edi Rama, nuk di më as kë të mbrojë, e as kë të lëshojë.

Miliarda euro të grabitura, sot nuk i bëjnë me derman. Kjo bandë siguroi për 13 vite me radhë vota, aleanca, mbështetje dhe lobim ndërkombëtar. E gjithë kjo makineri u mbajt gjallë mbi frikën dhe dhunën ndaj qytetarëve, por edhe mbi përpjekjet e vazhdueshme për të likuiduar opozitën. Nga kjo bandë ikën nga sytë këmbët, plotë 1.1 milionë shqiptarë”, tha Këlliçi./Dosja.al 

protesta pd belind këlliçi

Sondazh

Poll