Politike

"Ta eleminojmë korrupsionin"/ Protesta para kryeministrisë, qytetari nga Lezha proteston me mesazh simbolik: Kjo qeverisje prej 12 vitesh nuk është e pranueshme

Ai shprehet se ka ardhur nga Lezha për tu bërë pjesë e protestës dhe thekson se qytetarët duhet të kuptojnë se ka ardhur koha të lëvizin dhe të kërkojnë ndryshime të mëdha në vend.

22 Dhjetor 2025, 18:11 Nga E. D
"Ta eleminojmë korrupsionin"/ Protesta para kryeministrisë,
qytetari

TIRANË- Partia Demokratike do të zhvillojë mbrëmjen e sotme protestën kombëtare para kryeministrisë, pas skandaleve të njëpasnjëshme në qeverinë e ramës. Për protestën kanë mbërritur qytetarë nga qytete të ndryshme me mesazhe simbolike. 

Një nga qytetarët pjesëmarrës në këtë protestë, në një mënyrë simbolike, ka shkruar mbi veshjen e tij shprehjen: “Shpresa ka vdekur, po iki!” Duke folur për SYRI TV, qytetari shprehet se ka ardhur nga Lezha për tu bërë pjesë e protestës dhe thekson se qytetarët duhet të kuptojnë se ka ardhur koha të lëvizin dhe të kërkojnë ndryshime të mëdha në vend.

“Kam ardhur nga Lezha për ti treguar këtij vendi se kjo qeverisje prej 12 vitesh nuk është e pranueshme. Imagjinoni, rren njerëzit me lëmoshë, pra shpërblimi për fundvit është lemoshë. Unë kam dalë që këtë korrupsion ta eliminojmë dhe të krijojmë një qeveri teknike. Ky është kërkesa ime dhe e këtij populli”, shprehet qytetari./Dosja.al

 

 

protesta e pd

Sondazh

Poll