Politike

FOTO/ Pak para protestës kombëtare, Kryedemokrati mbërrin në selinë e PD-së! Pritet me brohorima nga mbështetësit

Ndërkohë, një pjesë e protestuesve pritet të vijnë nga sheshi “Skënderbej' për tu bashkuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit’ së bashku me drejtuesit politik të PD-së dhe drejtuesit e opozitës.

22 Dhjetor 2025, 17:41 Nga E. D
FOTO/ Pak para protestës kombëtare, Kryedemokrati mbërrin në
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në selinë e PD-së, pak para nisjes së protestës. Lideri i opozitës është pritur në selinë blu me brohorima nga mbështetësit e tij.

Ndërkohë, një pjesë e protestuesve pritet të vijnë nga sheshi “Skënderbej' për tu bashkuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit’ së bashku me drejtuesit politik të PD-së dhe drejtuesit e opozitës. Ndërsa protestues të tjerë janë mbledhur në selinë PD ku pritet të dalin së bashku me drejtuesit politik.

Gjithashtu, podiumi ku do mbajnë fjalimet qytetarët është ngritur para kryeministrisë. Sakaq, në këtë protestë janë vënë në gatishmëri mbi 1300 forca policore Forcat Shqiponja, dhjetëra agjentë civilë si edhe 5 autobotë. Po ashtu opozita ka bërë thirrje që qytetarët të bashkohen në protestën kombëtare për të rrëzuar regjimin./Dosja.al




sali berisha

Sondazh

Poll