Politike

"Mbështetja nuk do të mungojë"/ Rama me fermerët: Çdo projekt i duhur do të mbështetet me dije dhe financim

Ndërkohë që në fund, theksoi se me mbështetjen e bankës së zhvillimit, të Shqipërisë dhe institucioneve të tjera, ata do t'i vënë në dispozicion bujqësisë shqiptare çdo gjë. 

22 Dhjetor 2025, 11:05 Nga I.A
"Mbështetja nuk do të mungojë"/ Rama me
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se sot se mbështetja për fermerët nga qeveria nuk do të mungojë. Gjatë fjalës së tij në takim me ta, Rama u shpreh se çdo projekt që është i duhuri do të marrë mbështetje nga institucionet me dije si dhe me financim. Ndërkohë që në fund, theksoi se me mbështetjen e bankës së zhvillimit, të Shqipërisë dhe institucioneve të tjera, ata do t'i vënë në dispozicion bujqësisë shqiptare çdo gjë. 

"Mbështetja jo vetëm nuk do mungojë, por do rritet vit pas viti. Me rritjen e mbështetjes së drejtpërdrejtë, që s’duam ta çojmë në 100 milionë euro, me mbështetjen e Bankës së zhvillimit, e cila tashmë është regjistruar ka gati planin për të filluar të jetësojë aktivitetin e vet. Me mbështetjen e Bankës së Shqipërisë, që ka vënë në dispozicion një linjë kredie inovative, me mbështetjen e agrokrediti, që është vënë në lëvizje dhe me mbështetjen e AZHBR dhe mbështetjes së Bashkimit Evropian përmes AZHBR, ne do të arrijmë ti vëmë në dispozicion bujqësisë shqiptare dhe fermës shqiptare dhe të gjithë ata që duan të jetojnë me tokën një fakt: për askënd nuk do jetë çështje lekësh, nuk do jetë çështje fondesh për gjithkënd do jetë çështje e projektit të duhur dhe e garancive të duhura të dijeve për zbatimin e projektit. Çdo projekt që do jetë i duhur dhe që do mbështetet me dije nga çdo aplikant, nuk diskutohet që do financohet, në një rrugë ose në një tjetër," tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll