Aktualitet

Aksident në aksin rrugor Cërrik-Belsh/ Një automjet përplas të moshuarën, dërgohet me urgjencë në spital

Sipas informacioneve paraprake mësohet se drejtuesa e automjetit, nuk ka qenë e vëmendshme në momentin kur ka ndodhur aksidenti.

21 Dhjetor 2025, 14:30 Nga E.d
Aksident në aksin rrugor Cërrik-Belsh/ Një automjet
Foto ilustruse

ELBASAN- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Cërrik-Belsh. Një automjet ka përplasur një të moshuar, e cila po kalonte rrugën në vijat e bardha.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se drejtuesa e automjetit, nuk ka qenë e vëmendshme në momentin kur ka ndodhur aksidenti. Si pasojë e kësaj, e moshura është plagosur dhe është transportuar drejt ambienteve të spitalit. Policia po heton më shumë mbi ngjarjen./Dosja.al

cërrik-belsh aksident automjet

Sondazh

Poll