Aktualitet

VIDEO/ Transportonin emigrantë nga kufiri drejt Europës! Policia: Arrestohet 2 persona, bashkëpunëtorët e tyre në kërkim

Në kuadër të operacionit të koduar 'Relay', kanë rënë në pranga personat me iniciale, B. M., 56 vjeç dhe M. M., 24 vjeç .

21 Dhjetor 2025, 11:56 Nga D.S

VIDEO/ Transportonin emigrantë nga kufiri drejt Europës! Policia:

TIRANË- Policia ka arrestuar në flagrancë 2 persona nën veprimtarinë kriminale, të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, duke transportuar 12 emigrantë në Kukës. Në kuadër të operacionit të koduar 'Relay', kanë rënë në pranga personat me iniciale, B. M., 56 vjeç dhe M. M., 24 vjeç .

Sipas Policisë, janë sekuestruar 2 automjete dhe 2 aparate celulare, të cilat iu kaluan Prokurorisë për veprime t mëtejshme. Mësohet se u identifikuan dhe u shpallën në kërkim bashkëpunëtorët e dyshuar të krimit, Sh. K., 40 vjeç, dhe E. S., 22 vjeç, ndërkohë që po punohet për kapjen e tyre.

Njoftimi i policisë

"Finalizohet operacioni policor i koduar "Relay", për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.  Vihen në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë duke transportuar 12 emigrantë, kundrejt fitimit, me qëllim që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme. Shpallen në kërkim 2 bashëpunëtorët e tyre. Sekuestrohen 2 automjete dhe 2 aparate celulare.  Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune hetimore ndjekur me metoda proaktive, organizuan dhe finalizuan operacionin “Relay”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve B. M., 56 vjeç dhe M. M., 24 vjeç.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Kukës, duke transportuar me 2 automjete, 12 emigrantë, të cilëve, kundrejt shpërblimit monetar, iu kishin premtuar transportimin nga kufiri grek, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së. Në vijim të veprimeve hetimore, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit Sh. K., 40 vjeç, dhe E. S., 22 vjeç, të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Vijon puna për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme."/Dosja.al 

 

policia e tiranës transport i paligjshëm

Sondazh

Poll