Aktualitet

“Zhdukja” e verës nga shtëpia e Ergys Agasit, Prokuroria e Tiranës shpall në kërkim kushëririn e biznesmenit

Sipas gazetares, Klodiana Lala, urdhër arresti është dhënë nga prokurori Bledar Valikaj.

21 Dhjetor 2025, 10:48 Nga E.d
“Zhdukja” e verës nga shtëpia e Ergys Agasit, Prokuroria e
Foto ilustruse

TIRANË- Kushëriri i biznesmenit Ergys Agasi, Eno Agasi është shpallur në kerkim nga Prokuroria e Tiranës. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se shkak për shpalljen në kërkim është bërë heqja e verës pa pullë fiskale nga shtëpia e Agasit. Mësohet se urdhër-arresti për Eno Agasin është dhënë nga prokurori Bledar Valikaj, i cili ka nis hetim dhe për pastrim parash.

Dosja.al raportoi disa ditë më parë në lidhje me verën e kapur nga BKH në banesën e Agasit. Vera e cila dyshohet se kushton mijëra euro, ishte pa pullë fiskale dhe e futur kontrabandë në vendin tonë. Një pjesë e verës u kap nga agjentët e BKH-së dhe është dërguar në Drejtorinë e Doganave për t’i bërë inspektim, ndërsa një pjesë tjetër u largua nga aty nga djali i xhaxhait të Agasit.

Hetimet e SPAK për tenderat e AKSH-it

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arreste për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirilinda Karçanaj, Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiraj. Për drejtoreshën e AKSHI-it, Mirlinda Kërçanaj, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për Ergys Agasi dhe biznesmenin Ermal Beqiri janë caktuar masat e sigurisë “arrest me burg”. Më datë 16 dhjetor, dy skuadra me agjentë të BKH-së, shoqëruar dhe nga patrulla të policisë së Shtetit, zbarkuan në ambientet në pronësi te biznesmenit Agasi. Bëhet fjalë për kontrollin e 4 vendeve, banesave në Durrës e Tiranë, si dhe bizneset që zotërohen Ergys Agasi.

Po ashtu është dhënë masë pezullimi nga detyra dhe për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili. SPAK gjithsej ka vendosur në masë sigurie 8 persona që janë Ergys Agasi, Ermal Beqiraj, Mirilinda Karçanaj, Hava Delibashi, Erion Ismaili, Andis Papa, G.H dhe Rogers Rryta. Akuzat kryesore të SPAK janë grup i strukturuar kriminal, shkelje e barazisë në tendera si dhe heqje e paligjshme e lirisë. Prokuroria e posaçme prej gati një viti po hetonte procedurat e 12 tenderave, që dyshohet se janë bërë në shkelje.

Ndërkohë personat e përmendur më sipër, por dhe zyrtarë të tjerë, për të cilët është dhënë masa, por që ende nuk dihen emrat e tyre, akuzohen për shkelje barazisë në tendera, korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj u paraqit më 3 dhjetor në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të një hetimi për abuzime me tenderat e zhvilluar nga institucioni që ajo drejton. Ndërsa në banesa dhe zyrat e biznesit të Ergys Agasit janë kontrolluar me urdhër të SPAK në muajin qershor./Dosja.al

eno agasi prokuroria e tiranës ergys agasi

Sondazh

Poll