Aktualitet

Fluks emingratësh për festa e fundvitit në Portin e Vlorës, mbërrijnë 692 pasagjerë dhe 147 automjete me traget nga Italia

Sipas të dhënave zyrtare, një ditë më parë në Portin e Vlorës kanë mbërritur 288 pasagjerë.

21 Dhjetor 2025, 09:14 Nga E.d
Fluks emingratësh për festa e fundvitit në Portin e Vlorës,
Foto ilustruse

VLORË- Në portin e Vlorës është shënuar një rritje e ndjeshme e lëvizjeve, në kuadër të festave të fundvitit. Bëhet me dije se gjatë mëngjesit të së dielës kanë mbërritur në Vlorë 692 pasagjerë dhe 147 automjete me tragetin e linjës Brindisi–Vlorë. Sipas të dhënave zyrtare, një ditë më parë në Portin e Vlorës kanë mbërritur 288 pasagjerë.

Autoritetet portuale bëjnë me dije se lëvizjet pritet të vijojnë me intensitet edhe në ditët në vijim. Ndërsa piku i fluksit, pritet të regjistrohet në datat 23–24 dhjetor, si dhe në periudhën 26–29 dhjetor. Kjo pasi numri i udhëtarëve dhe automjeteve do të jetë më i lartë. Në kuadër të kësaj, strukturat portuale dhe shërbimet përkatëse janë angazhuar për të garantuar përpunimin normal të pasagjerëve dhe mjeteve. Kjo me qëllim për të shmangur vonesat apo problematikat gjatë procedurave të hyrje-daljeve./Dosja.al

vlora emigrant fluks

Sondazh

Poll