Politike

Shehaj: Duhen zgjedhje të parakohshme, më në fund edhe në Shqipëri ka drejtësi

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Shehajt tha se vendimi i mazhorancës për të bllokuar arrestimin e Belinda Ballukut, ndërkohë që drejtësia po heton korrupsionin dhe kërkon arrestime në nivelet më të larta, i ka hequr çdo legjitimitet qeverisë Rama.

20 Dhjetor 2025, 20:23 Nga E.d
Shehaj: Duhen zgjedhje të parakohshme, më në fund edhe në
Agron Shehaj

TIRANË- Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka deklaruar sot se Shqipëria duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Shehajt tha se vendimi i mazhorancës për të bllokuar arrestimin e Belinda Ballukut, ndërkohë që drejtësia po heton korrupsionin dhe kërkon arrestime në nivelet më të larta, i ka hequr çdo legjitimitet qeverisë Rama.

Ai tha se kjo e bën të domosdoshme shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të vendosin me votë mes drejtësisë dhe një pushteti të korruptuar. Në fund, ai tha se ky është një moment historik për Shqipërinë, pasi të korruptuarit po dalin para drejtësisë.

“Është e qartë që pas vendimit të mazhorancës për të ndaluar arrestimin e Belinda Ballukut duhet të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Nuk ka më asnjë kuptim që ndërkohë që drejtësia po heton dhe kërkon arrestimin e të korruptuarve, mazhoranca i merr në mbrotje. Kjo mazhorancë nuk ka më legjitimitet! Nuk ka më arsye pse të qëndrojë në pushtet! Duhet që qytetarët shqiptarë të kenë mundësi të zgjedhin midis drejtësisë dhe kësaj qeverie të korruptuar.

Të vendosin nëse kemi të bëjmë me një grusht shteti nga ana e drejtësisë, siç thotë Edi Rama, apo kemi të bëjmë me një drejtësi të vërtetë. Dhe këtë mund ta vendosin vetëm qytetarët shqiptarë. Duhen zgjedhje të parakohshme! Duhet të bëhemi gati për zgjedhje të parakohshme! Ky është një moment historik për Shqipërinë! Më në fund edhe në Shqipëri ka drejtësi. Të korruptuarit po dalin para drejtësisë. Dhe duhet që me votën tonë t’ju tregojmë vendin!”  deklaroi kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj./Dosja.al

agron shehaj belinda balluku edi rama

Sondazh

Poll