Aktualitet

“Ku*vat e Salillarit”, ish-zyrtari i PD-së shfrenon fjalorin ndaj biznesmenit, s’lë gjë pa thënë në kamera pasi nuk

13 Shkurt 2020, 17:36 Nga DOSJA
“Ku*vat e Salillarit”, ish-zyrtari i PD-së shfrenon fjalorin

TIRANË– Biznesmenët dhe pronarët e banesave që janë planifikuar për t’u shembur ditën e hënë nga punonjësit e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, në zonën e Astirit nuk kanë rënë dakort me autoritetet dhe kanë shpërthyer ndaj kompanisë “Salillari”, e cila është vënë nën kritika të ashpra nga opozita për shkak të projektit të ‘Unazës së Re’ në Tiranë, pasi u shpall një nga tre kompanitë fituese për ndërtimin e 2.2 kilometra rrugë (nga pallati me “Shigjeta” në Tiranë deri te sheshi “Shqiponja”), në vlerën 40 milionë euro.

Në një video të publikuar nga “FaxNews”, një nga qytetarët e identifikuar si Gëzim Sadikaj, i cili është përfshirë edhe në një sherr në zonën e Astirit ku donte të bëhej kryetari i PD-së, shpreh gjithë inatin dhe dufin ndaj personave që po i shembin banesën e kryesisht kompanisë “Salillari” që do të zhvillojë punimet më tej. Ai e quan oligark biznesmenin Pëllumb Salillarin dhe teksa flet thotë edhe shprehje ‘Ku*vat e Salillarit’.

Këta janë banditë. Ne kërkojmë nje shkresë por këta nuk janë zyrtarë janë banditë. Këta kriminelë nuk kanë asnjë lloj shkrese. I bëjmë thirrje të gjithë shoqërisë shqiptare se do ta keni radhën të gjithë të shtypeni sepse politkanë që dalin e nxjerrin atje ‘Lincoln’-in e olsi Ramës, sot në na shkatërrohet jeta, mundi dhe djersa. Këta nuk kanë asnjë projekt pro kanë një fotgrafi satelitore të Salillarit që ka marrë edhe miratimin e segmentit të Opozitës për të shtypur Unazën e Re. t’ju vijë turp. Ne do ju ndjekim këmba këmbës, Salillarin edhe kur*at e Salillarit. I bëjmë thirrje edhe ambasadës amerikane. T’i shikojë këta sepse e kanë mbushur Shqipërinë plot me oligarkë. O Salillar, po ti nuk do ta gëzosh sepse këmba këmbës do të të ndjek. Unë dua vetëm një shkresë. Damian Gjiknuri është rehabilituar edhe nga njerëz të opozitës. Turp, t’ju vijë turp,”- thotë ai. Sadikaj është një nga personat që u përfshinë në sherrin brenda njësisë së Partisë Demokratike në zonën e Astirit. Ai pretendonte të merrte kryesinë e kësaj dege, dhe duke parë që nuk kishte arritur mbështetjen e duhur, shkatërroi materialet zgjedhore dhe dhunoi së bashku me vëllain e tij anëtarët e grupit të punës të caktuar nga kryetari i PD-së Luzlim Basha për formimin e degës së re të partisë.  

Pas Skënderajt flet edhe një tjetër person i identifikuar si Lutfi Kastrati, që kërkon vetëm një shkresë zyrtare nga ana e autoriteteve. Ai shprehet se paralajmërimi për shembjen e banesave u komunikohet vetëm verbalisht.

Ne po shikonim se si bandat e IKMT-së dhe të IKNUK-ut, Policia Bashkiake, Polciia e Shtetit që të gjithë të bashkuar për t’i shërbyer Salillarit, olgarkëve dhe ndërtuesve. Pas asnjë lekë, pas asnjë letër dhe pas asnjë shkresë. Vijnë e na njoftojnë verbalisht ‘të hënën lironi ambjente sepse do shemben’. Ne nuk pranojmë t’i lirojmë sepse nuk ka asnjë shkresë zyrtare. Sepse këta nuk veprojnë me shkresa sepse janë banditë,”– shprehet tjetri.

Ditën e sotme punonjësit e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit,  të shoqëruar nga Policia, zbarkuan në zonën e Astirit në Tiranë, për të paralajmëruar biznesmenët dhe banorët që të largojnë materialet nga ambjentet e tyre pasi të hënën do të nisë shembja e godinave në lotin e dytë të Unazës së Madhe.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gezim sadikajt ikmt dhe policia ‘zbarkojnë’ në astir pellumb salillari gezim sadikajt ikmt dhe policia ‘zbarkojnë’ në astir pellumb salillari

Sondazh

Poll