Aktualitet

‘I thashë çkemi dhe s’mu nda’/ 23-vjeçarja rrëfen tmerrin pas sulmit seksual nga shqiptari: Isha në lokal nate, pasi

13 Shkurt 2020, 16:35 Nga DOSJA
‘I thashë çkemi dhe s’mu nda’/ 23-vjeçarja

SKOCI– Një vajzë e re ka tentuar që të vrasë veten, pasi është ngacmuar seksualisht nga shqiptari  brenda një klubi nate në Lindje të Kilbride në Skoci. Në një intervistë, për Daily Record, ajo pranon nëse nuk do të ishte për mbështetjen e prindërve të saj, do t’i kishte dhënë fund jetës. Në fund ajo ka zgjedhur që të flasë për dhunuesin e saj, shqiptarin e identifikuar si Edison Bala.

I asistuar nga një përkthyes në sallën e gjyqit, 29-vjeçari Edison Bala doli para trupës gjykuese në  Therglen të Skocisë duke u shpallur fajtor për sulmin seksual. Sipas mediave vendase, e reja ka dëshmuar se shqiptari i ka tërhequr me forcë të brendshmet dhe e ka lënë të gjakosur. Pasi ai u largua, vajza ka marrë një thikë dhe ka qëlluar veten në stomak pasi mendonte se i ishte shkatërruar jeta.

“Isha në klub, dola një moment jashtë dhe ai ishte me duhanpirësit. Në mënyrë miqësore i thashë “përshëndetje”, por shpejt kuptova që ai nuk fliste asnjë anglisht, kështu që unë u largova. Ai më ndoqi në sallën e vallëzimit, por unë e injorova. Që nga ai moment nuk m’u nda. Filloi të me prekte në pistën e vallëzimit. Më çoi në një cep dhe më dhunoi. Unë vetëm bërtita, e godita në fytyrë dhe vrapova drejt dhomës së ndërrimit. Në fillim kërcimtarët nuk e kuptuan se çfarë kishte ndodhur, unë isha në tronditje totale. Pastaj ata dolën jashtë për të identifikuar se kush ishte ai që më sulmoi.”

Edhe pse kundër dëshirës së saj, Policia u thirr dhe ajo u dërgua në spital për të marrë mjekimin e parë.

“Unë nuk isha e sigurt në fillim për të folur në polici – nuk e dija nëse duhet të besoja, por e dija nëse nuk do dëshmoja ai do të bënte përsëri. Kam pasur mendime vetëvrasëse, kam dëmtuar veten dhe jam diagnostikuar me PTSD dhe ankth. Ndalova së jetuari, nuk po kujdesesha më për veten time. E urreja veten time, e urreja atë që ai bëri me mua. Ndjehesha pa vlerë dhe nuk mund ta shikoja dot veten në pasqyrë”.

Shqiptari Bala do të dënohet nga Gjykatën e Hamilton javën e ardhshme.

Marrë dhe përkthyer nga Daily Record

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edison bala edison bala

Sondazh

Poll