20 Dhjetor 2025, 19:22
Nga M.L
Lamallari, Perdeda
TIRANA- Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka kërkuar zyrtarisht nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë nisjen e një hetimi disiplinor ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, Ilir Përdeda, për vonesa të konsiderueshme në zbardhjen e vendimeve gjyqësore.
Sipas shkresës së Ministrisë, gjyqtari Përdeda nuk ka depozituar ende vendimin e arsyetuar për një çështje pronash, i marrë më 18 dhjetor 2024, dhe kjo ka penguar palët e përfshira që të ushtrojnë një ankim efektiv. Deri më 10 dhjetor 2025, vendimi nuk ishte dërguar pranë kryesekretarisë së gjykatës.
Çështja ka si paditës Fran Bushpepa dhe Marte Bushpepa, ndërsa të paditur janë Drane Përlleshi, Anton Pjetri, Xhuana Pjetri dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Ministri Lamallari ka vlerësuar se kjo vonesë cenon mundësinë për të dhënë drejtësi brenda një afati të arsyeshëm dhe ka kërkuar që Inspektorati të nisë procedurat disiplinore për shkelje të nenit 308 të Kodit të Procedurës Civile.
“Moszbardhja e vendimit të arsyetuar nga ana e gjyqtarit prej 1 viti, përbën një vonesë të konsiderueshme, e cila ka penguar palët (në rastin konkret ankuesin), që të realizojnë një ankim efektiv ndaj atij vendimi.
Duke mos patur palët vendimin e arsyetuar të gjykatës, kryerja e ankimit vështirësohet, pasi nuk dihen argumentet me të cilat gjykata rrëzoi pretendimet e palëve, apo të palës që nuk është dakord me vendimin.
Nga hetimi administrativ i kryer nga ana jonë nëpërmjet marrjes së informacionit nga kancelarja Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë rezulton se: dosja gjyqësore që i përket vendimit të sipërcituar, deri në datë 10.12.2025 nuk është dorëzuar ende pranë zyrës së kryesekretarisë nga gjyqtari i çështjes Ilir Përdeda, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme të komunikimit të vendimit palëve në proces.
Pra, nga data e shpalljes së vendimit përfundimtar në seancën gjyqësore të datës 18.12.2024 e deri më datë 10.12.2025, ka një diferencë kohore prej rreth 1 viti”, thuhet në shkresën e firmosur nga ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari.
besfort lamallari ilir përdeda
Politike
20 Dhjetor 2025, 19:21
E.d
Sali Berisha
KURBIN-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të f...
Politike
20 Dhjetor 2025, 19:10
E.d
Sali Berisha
KURBIN- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Edi Rama ka shfarosur kombin, është a...
Politike
20 Dhjetor 2025, 18:55
M.L
Universiteti i Harvardit ofron si lëndë me zgjedhje rreth 100 gjuhë te huaja. Prej dy vitesh, gjuha shqipe është njëra prej tyre...
Politike
20 Dhjetor 2025, 18:55
E.d
Sali Berisha
KURBIN- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Ergys Agasit iu gjetën 4 milion euro shishe...
Politike
20 Dhjetor 2025, 18:50
E.d
KURBIN- Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj ka deklaruar se me 22 dhjetor protesta do jetë shembullore. Gjatë fjalës s&...
Politike
20 Dhjetor 2025, 18:49
E.d
Sali Berisha
KURBIN- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se agjencitë shtetërore marrin peng njer...
Politike
20 Dhjetor 2025, 18:44
E.d
Sali Berisha
KURBIN- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se nëse do kishte dënim me vdekje, B...
Politike
20 Dhjetor 2025, 18:38
M.L
Foto nga "Foltorja"
KURBIN- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është pritur me brohoritje dhe mbështetje nga simpatizan...
Politike
20 Dhjetor 2025, 18:31
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Shqipëria është në nj&...
Politike
20 Dhjetor 2025, 17:54
E.d
Adriatik Lapaj
TIRANË- Kreu i Partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj është prodecuar penalish nga policia. Pë...