20 Dhjetor 2025, 18:55
Nga M.L

Universiteti i Harvardit ofron si lëndë me zgjedhje rreth 100 gjuhë te huaja. Prej dy vitesh, gjuha shqipe është njëra prej tyre, si është pjesë e kurrikulës. Në episodin e radhës në PublicSquare “Të mësosh shqip në Harvard”, Ditmir Bushati bisedon me Faton Limani, administrator në Universitetin e Harvardit dhe nismëtar i kësaj ideje fantastike.
Limani theksoi se gjuha shqipe u miratua si lëndë me zgjedhje pas një angazhimi të studentëve shqiptarë.
“Universiteti është shumë më i përgjegjshëm ndaj kërkesës së studentëve sesa ndaj iniciativave individuale”.
Sipas tij, që nga viti 2023, kërkesa për gjuhën shqipe është rritur ndjeshëm, duke treguar se shqipja nuk është më vetëm gjuhë identitare, por edhe objekt akademik me interes ndërkombëtar.
Gjatë bisedës u trajtua edhe raporti i kësaj nisme me institucionet shtetërore shqiptare. Limani theksoi se mbështetja ka qenë kryesisht deklarative dhe jo substanciale, veçanërisht në aspektin e kurrikulave dhe bashkëpunimit akademik.
“Nëse shtetet e vogla nuk investojnë seriozisht në gjuhë dhe dije, rrezikojnë të zhduken nga harta akademike globale,” u shpreh ai, duke shtuar se aspirata e tij është krijimi në të ardhmen i një programi apo instituti për studime shqiptare në Harvard, si një strukturë e qëndrueshme kërkimi dhe prodhimi shkencor.
Biseda u ndal tek një tjetër sfidë me të cilën përballin shqiptarët sot, si “brain drain”, rënia demografike dhe mosangazhimi strategjik i diasporës.
Limani theksoi se dija është kapitali më i nënvlerësuar nga qeveritë shqiptare: Kapitalin financiar mund ta transferosh lehtë, por dija është pasuria më e vështirë dhe më e rëndësishme për shtetndërtimin.
Bashkëbiseduesit mbështetën idenë se pa politika të mençura për përfshirjen e diasporës dhe pa investim afatgjatë në dije dhe kulturë, zhvillimi i qëndrueshëm i Shqipërisë dhe Kosovës mbetet i pasigurt.
ditmir bushati universiteti i harvardit publicsquare
Politike
20 Dhjetor 2025, 18:55
E.d
Sali Berisha
KURBIN- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Ergys Agasit iu gjetën 4 milion euro shishe...
Politike
20 Dhjetor 2025, 18:50
E.d
KURBIN- Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj ka deklaruar se me 22 dhjetor protesta do jetë shembullore. Gjatë fjalës s&...
Politike
20 Dhjetor 2025, 18:49
E.d
Sali Berisha
KURBIN- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se agjencitë shtetërore marrin peng njer...
Politike
20 Dhjetor 2025, 18:44
E.d
Sali Berisha
KURBIN- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se nëse do kishte dënim me vdekje, B...
Politike
20 Dhjetor 2025, 18:38
M.L
Foto nga "Foltorja"
KURBIN- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është pritur me brohoritje dhe mbështetje nga simpatizan...
Politike
20 Dhjetor 2025, 18:31
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Shqipëria është në nj&...
Politike
20 Dhjetor 2025, 17:54
E.d
Adriatik Lapaj
TIRANË- Kreu i Partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj është prodecuar penalish nga policia. Pë...
Politike
20 Dhjetor 2025, 16:51
M.L
Foto ilustruese
KOSOVA- Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtin&e...
Politike
20 Dhjetor 2025, 15:40
E.d
Ilir Meta
TIRANË- Ish- presidenti, Ilir Meta ka deklaruar se është koha për t'i dhënë fund pengmarrjes së drejt&eu...
Politike
20 Dhjetor 2025, 15:21
E.d
Dorian Teliti
TIRANË- Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti ka deklaruar ditën e sotme se mazhoranca i ...