Politike

“Njeriu i afërt i Ramës”, Berisha: Ergys Agasit iu gjetën 4 milion euro shishe vere! Nuk i ka as Perandori i Japonisë

Gjatë një takimi me qytetarët e Kurbinit, Berisha u shpreh se ato janë blerë me paratë e qytetarëve.

20 Dhjetor 2025, 18:55 Nga E.d
“Njeriu i afërt i Ramës”, Berisha: Ergys Agasit iu
Sali Berisha

KURBIN- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Ergys Agasit iu gjetën 4 milion euro shishe vere. Gjatë një takimi me qytetarët e Kurbinit, Berisha u shpreh se ato janë blerë me paratë e qytetarëve.

Sali BerishaKemi dëgjuar për diktatorë, për hajdutë, për bizhura, diamante, po vetëm njëri prej tyre, që quhej Gys Agasi, një kriminel, kishte në vinotekën e tij shishe vere që s’i ka perandori i Japonisë. 4 milionë euro shishe vere. 33 mijë, 40 mijë euro shishe verës. Të gjitha me paratë tuaja. Të gjitha me paratë e vjedhura. Njeriu më i afërt i kryeministrit ishte ky, i familjes së kryeministrit.

Ky koordinatori i karteleve të drogës që bënte çdo ditë, edhe në qoftë se u kujtohet kthehemi në fushatë, e denoncoja pothuaj çdo natë se i mblidhte i mblidhte Troplinët dhe Çelajt në një lokal tek në një lokal tek shkëmbi i Kavajës. Dhe kur i denoncova aty ndërruan lokali, shkuan në një lokal tjetër.

Ja ky njeri, më i afërt i Edi Ramës, kishte pra shishet e verës në Bodrum ku shkruhej vinoteka e kryeministrit, më të kushtueshme që ekzistojnë. S’keni parë akoma se çfarë fshehin në kutitë dhe kasafortat e luksit dhe super luksit./Dosja.al

sali berisha opozita edi rama

Sondazh

Poll