Sport

Gary Lineker tani edhe biznesmen… I shiti emisionin e tij Netflix!

Ish-futbollisti dhe gazetari anglez arkëton 16 milionë euro nga Netflix

20 Dhjetor 2025, 14:30 Nga DOSJA

Gary Lineker tani edhe biznesmen… I shiti emisionin e tij Netflix!

ANGLI - Gary Lineker vazhdon të dallohet edhe pas tërheqjes nga futbolli. Ish-sulmuesi anglez ka shitur podcastin e tij “The Rest Is Football”, te platforma Netflix për 16 milionë euro, ku diskuton për futbollin me Alan Shearer dhe Micah Richards.

Programi do të transmetohet çdo ditë gjatë Botërorit 2026. Më herët, Lineker ishte për vite me radhë figurë kryesore e BBC-së në emisionin “Match of the Day”.

Në maj, bashkëpunimi me transmetuesin publik u ndërpre pas akuzave për një post të papërshtatshëm në rrjetet sociale. Lineker e fshiu postimin, pranoi gabimin dhe u largua nga BBC duke marrë përgjegjësinë për veprimin e tij.

Në karrierën sportive, ai realizoi 329 gola në 541 ndeshje me klube si Leicester, Everton, Barcelona dhe Tottenham. Me kombëtaren angleze shënoi 48 gola dhe ishte golashënuesi më i mirë i Botërorit 1986. Lineker njihet edhe për korrektësinë sportive, pasi nuk u ndëshkua asnjëherë me karton gjatë karrierës.

Pas tërheqjes nga futbolli, ai u orientua drejt medias dhe ndërtimit të një profili publik të qëndrueshëm. Aktualisht, Lineker mbetet një nga figurat më të ndjekura dhe më me ndikim në komunikimin sportiv ndërkombëtar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll