Sport

Aventura e Tobias Del Pieros me futbollin, mbaroi para se ta fillonte…

Djali i Alex Del Pieros largohet nga Sanremese pa dalë kurrë në fushë, për shkak të dhimbjeve në ijë. Presidenti: "Mbiemri nuk ka rëndësi."

20 Dhjetor 2025, 10:00 Nga DOSJA

Aventura e Tobias Del Pieros me futbollin, mbaroi para se ta fillonte…

ITALI - Periudha e parë e Tobias Del Pieros mes "djemve të mëdhenj" përfundoi me një epilog të hidhur. Djali i madh i legjendës së Juventusit, Alex Del Piero, vetëm 18 vjeç, u lirua zyrtarisht nga Sanremese, një klub ligurian që luan në Serie D. 

Pasi mbërriti më 19 korrik mes kuriozitetit të përhapur dhe presionit të pashmangshëm që lidhej me atë mbiemër të rëndë, mesfushori i ri sulmues u largua nga skuadra pa luajtur asnjë minutë në ndeshje zyrtare.

Pjesëmarrje zero dhe problemi i pubalgjisë

Integrimi i lojtarit të lindur në vitin 2007 u pengua nga një problem i bezdisshëm në ijë, i cili e mbajti jashtë fushave dhe e pengoi të tregonte potencialin e tij në fushë.

I lindur në Torino, por i rritur si futbollist në Akademinë e Juventusit në Los Angeles dhe në ekipet e të rinjve spanjolë të Getafes dhe Alcorcon, ai u përpoq të rikthehej në Itali duke u bashkuar me ekipin U-18 të Empolit përpara se të zbarkonte në Liguria.

Presidenti Masu: "Nuk na interesojnë mbiemrat"

Alessandro Masu, president i Sanremese, e shpjegoi vendimin kështu: "Sanremese nuk interesohet për mbiemrin e asnjë lojtari ose për djalin e kujt është". Pronari, duke folur për Sanremonews, e përshkroi vendimin si të diktuar nga "etika morale dhe sportive", një vendim i marrë në marrëveshje me babain e tij, Alessandro Del Piero.

Megjithatë, nuk ka asgjë kundër bijve të lojtarëve të famshëm, pasi ndërsa Tobias po përgatit valixhet e tij, dy lojtarët e tjerë në skuadër, Oan Djorkaeff (djali i Youri-t) dhe Francesco Gattuso (kushëriri i Rinos), janë konfirmuar. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll