Sport

BOKS/ Kampioni Anthony Joshua mposht youtuber-in, Jake Paul në raundin e gjashtë

"Jake Paul punoi shumë mirë dhe meriton lëvdata. Ai meriton respekt për përpjekjen e palodhur”.

20 Dhjetor 2025, 12:30 Nga DOSJA

BOKS/ Kampioni Anthony Joshua mposht youtuber-in, Jake Paul në raundin e

SHBA - Kampioni i boksit Anthony Joshua e mposhti youtuber-in, Jake Paul me nokaut në raundin e gjashtë.

Ndeshja show u zhvillua në ringun e Miamit. Skena mbresëlënëse, e shpërndarë edhe në rrjetet sociale, momenti kur Joshua goditi Paul me një të djathtë, duke e hedhur nokaut.

“Nuk ishte performanca më e mirë”, tha Joshua pas përfundimit të përballjes.

“Doja ta rrëzoja menjëherë, por m’u desh më shumë kohë nga sa prisja. Jake Paul punoi shumë mirë dhe meriton lëvdata. Duhet një burrë i vërtetë për ta bërë këtë dhe ai meriton respekt për përpjekjen e palodhur”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll