Sport

Gimenez pas operacionit: "Tani duhet të punojmë për t'u rikthyer"...

Sulmuesi i Milanit, Santi Gimenez, i cili iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm, në kyçin e këmbës…

20 Dhjetor 2025, 11:00 Nga DOSJA

Gimenez pas operacionit: "Tani duhet të punojmë për t'u

ITALI - "Gjithçka shkoi shumë mirë!! Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, dashurinë dhe mesazhet tuaja. Tani është koha të rikuperohemi 100%, me shumë punë dhe disiplinë për t'u rikthyer në normalitet. Do të jemi më të fortë se kurrë, shihemi së shpejti!!"

Ky është mesazhi i postuar në Instagram nga sulmuesi i Milanit, Santi Gimenez, i cili iu nënshtrua një operacioni në kyçin e këmbës dje. Gimenez më pas citon Biblën, Jozueu 1:9: "A nuk të kam urdhëruar? Ji i fortë dhe trim; mos ki frikë dhe mos u tmerro, sepse Zoti, Perëndia yt, është me ty kudo që të shkosh."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll