Politike

Kaosi në Kuvend/ Grupi i PS kërkon përjashtimin deri në dy muaj të deputetëve të PD, zbardhet SHKRESA e plotë dhe EMRAT! Sekretariati i Etikës vendos nesër

Sipas kërkesës së socialisteve, seanca u shoqërua me sjellje të dhunshme, përfshirë hedhjen e lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta në sallë, sulme ndaj Kryetarit të Kuvendit, anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe punonjësve të Gardës së Republikës, si dhe bllokimin e foltores dhe pengimin e zhvillimit normal të punimeve parlamentare.

18 Dhjetor 2025, 17:08 Nga M.L
Kaosi në Kuvend/ Grupi i PS kërkon përjashtimin deri në dy
Foto nga Kuvendi

TIRANA- Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i është drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, me një kërkesë zyrtare për të marrë masa disiplinore ndaj 29 deputetëve të Partisë Demokratike, pas incidenteve të ndodhura gjatë dhe në nisje të seancës plenare të ditës së sotme, 18 dhjetor 2025.

Sipas kërkesës së socialisteve, seanca u shoqërua me sjellje të dhunshme, përfshirë hedhjen e lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta në sallë, sulme ndaj Kryetarit të Kuvendit, anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe punonjësve të Gardës së Republikës, si dhe bllokimin e foltores dhe pengimin e zhvillimit normal të punimeve parlamentare.

Grupi i PS-së thekson se bazuar në pamjet filmike dhe provat e administruara, veprimet e deputetëve të opozitës përbëjnë shkelje të rënda të Rregullores së Kuvendit dhe Kodit të Sjelljes së Deputetit.

Sekretariati i Etikës i Kuvendit do të mblidhet të premten, 19 dhjetor, në orën 09:00, për të shqyrtuar kërkesën dhe për të vendosur mbi masat disiplinore që mund t’u aplikohen deputetëve të përfshirë.

Përjashtim për 60 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

1-Belind Këlliçi

2-Fidel Kreka

3-Albana Vokshi

4-Ledina Alolli

5-Denisa Vata (për futje dhe përdorim të lëndëve piroteknike në sallën e Kuvendit)

6-Klevis Balliu

7-Flamur Noka (për moszbatim të masave disiplinore, dëmtim të pajisjeve të Kuvendit dhe veprime të dhunshme ndaj Gardës së Republikës)

Përjashtim për 30 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

1-Elda Hoti (për dëmtim të pajisjeve dhe mosrespektim të Kodit të Sjelljes)

2-Gazment Bardhi

3 Sali Berisha (për shkelje të përsëritura të rendit të seancës, përdorim të gjuhës joparlamentare dhe pengim të zhvillimit normal të punimeve parlamentare)

Përjashtim për 10 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

1-Besart Xhaferri

2-Xhelal Mziu

3-Bledjon Nallbati

4-Luçiano Boçi

5-Saimir Korreshi (për pengim të zhvillimit të seancës dhe akte dhune)

6-Edi Paloka

7-Ina Zhupa

8-Klodiana Çapja

9-Oerd Bylykbashi

10-Enno Bozdo

11-Tomorr Alizoti

12-Ivi Kaso

13-Gent Strazimiri

14-Luan Baçi

15-Bledi Himçi

16-Greta Bardeli

17-Manjola Luku

18-Flamur Hoxha

19-Kliti Hoti

Shkresa e plotë:

Kaosi në Kuvend/ Grupi i PS kërkon përjashtimin deri në dy

Kaosi në Kuvend/ Grupi i PS kërkon përjashtimin deri në dy

Kaosi në Kuvend/ Grupi i PS kërkon përjashtimin deri në dy

Kaosi në Kuvend/ Grupi i PS kërkon përjashtimin deri në dy

Kaosi në Kuvend/ Grupi i PS kërkon përjashtimin deri në dy

Kaosi në Kuvend/ Grupi i PS kërkon përjashtimin deri në dy

Kaosi në Kuvend/ Grupi i PS kërkon përjashtimin deri në dy

grupi parlamentar i partisë socialiste

Sondazh

Poll