Politike

Skandal në projektbuxhetin e Bashkisë së Tiranës 2026/ Pano: Zhduken 4 miliardë lekë

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Partisë Demokratike, Jonathan Pano, denoncon se në dokumentet zyrtare të buxhetit rezulton një diferencë prej 4 miliardë lekësh, rreth 40 milionë euro.

18 Dhjetor 2025, 16:38 Nga E.d
Skandal në projektbuxhetin e Bashkisë së Tiranës 2026/ Pano:
Jonathan Pano

TIRANË- Një mospërputhje serioze është konstatuar në projektbuxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin 2026. Anëtari i Këshillit Bashkiak të Partisë Demokratike, Jonathan Pano, denoncon se në dokumentet zyrtare të buxhetit rezulton një diferencë prej 4 miliardë lekësh, rreth 40 milionë euro.

Sipas Panos, në tabelën e të ardhurave fondet e trashëguara për 2026 paraqiten 11 miliardë lekë, ndërsa në relacionin shoqërues thuhet se ato janë mbi 15 miliardë lekë. “Kjo nuk është gabim, është skandal. Pyetja është e thjeshtë: ku shkuan 4 miliardë lekë?”, thekson ai.

Pano nënvizon se, nëse bëhet fjalë për paaftësi, kemi një bashki që nuk di të lexojë buxhetin e vet; nëse jo, atëherë kemi një problem shumë më serioz me transparencën financiare.

“Ky nuk është debat politik, por minimumi i seriozitetit financiar. Tirana nuk qeveriset me gabime 4-miliardëshe”, përfundon anëtari i Këshillit Bashkiak.

Postimi i Jonathan Pano

KY NUK ËSHTË GABIM. ËSHTË SKANDAL. Në projektbuxhetin e Bashkisë së Tiranës për 2026, diçka nuk përputhet. Në tabelën zyrtare të të ardhurave: Fondet e trashëguara për vitin 2026 janë 11 miliardë lekë. Në relacionin shoqërues, disa faqe më pas: Thuhet se fondet e trashëguara janë mbi 15 miliardë lekë. Diferenca: 4 miliardë lekë. 40 milionë euro. Të zhdukura në pak faqe dokumenti. Pyetja është shumë e thjeshtë: Ku shkuan 4 miliardë lekë? A janë shpenzuar? A janë fshehur? A janë harruar? Apo thjesht kemi të bëjmë me paaftësi totale? Nëse kjo është paaftësi, atëherë kemi një bashki që nuk di të lexojë as buxhetin e vet.

Nëse nuk është paaftësi, atëherë kemi një problem shumë më serioz. Një qytet që:  nuk është më i pastër, nuk ka më pak trafik, nuk është më i sigurt. Dhe një bashki që: nuk di sa para ka, nuk di ku i çon, nuk mban dot konsistencë në dokumente zyrtare. A po hartohet buxheti me copy–paste? A po shkruhen relacionet me ChatGPT, pa asnjë kontroll njerëzor? Apo mendoni se qytetarët nuk lexojnë? Ky nuk është debat politik. Ky është minimumi i seriozitetit financiar. Tirana nuk qeveriset me gabime 4-miliardëshe. Dhe qytetarët nuk janë budallenj./Dosja.al

tiranë jonathan pano fonde

Sondazh

Poll